LAJMI I FUNDIT:

Pas dorëheqjes së Enver Pecit, gjyqtarja Mejreme Memaj zgjidhet ushtruese e detyrës së kryetares së Gjykatës Supreme

Pas dorëheqjes së Enver Pecit, gjyqtarja Mejreme Memaj zgjidhet ushtruese e detyrës së kryetares së Gjykatës Supreme

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka zgjedhur gjyqtaren Mejreme Memaj, si ushtruese të detyrës së kryetares së Gjykatës Supreme.

Zgjedhja e Memajt në këtë pozitë, ka ardhur pas dorëheqjes së ish-kryetarit të Gjykatës Supreme, gjyqtarit Enver Peci, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj ka njoftuar se Këshilli ka miratuar dorëheqjen e ish-kryetarit Peci nga kjo pozitë, pasi i njëjti është rekomanduar për dekretim tek presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, si gjyqtar në Gjykatë Kushtetuese.


Më 24 nëntor 2022, Kuvendi i Kosovës i ka propozuar presidentes së vendit, Vjosa Osmani, emërimin e Enver Pecit si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.

Për caktimin e ushtruesit të detyrës së Gjykatës Supreme, anëtarët e Këshillit kishin dy propozime për këtë pozitë, njëri ishte propozimi për gjyqtaren Mejreme Memaj, e cila deri më tani ka ushtruar pozitën e nënkryetares së kësaj gjykate, si dhe një propozim ishte për gjyqtarin Afrim Shala, i cili tash së fundi është avancuar si gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Mirëpo, anëtarët e Këshillit votuan që gjyqtarja Memaj të caktohet si ushtruese e detyrës deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të Gjykatës Supreme.

“Betimi për Drejtësi”, sjellë detaje nga biografia e gjyqtares Mejreme Memaj, sipas të dhënave të faqes zyrtare të Gjykatës Supreme.

Sipas këtyre të dhënave, gjyqtarja Memaj është  gjyqtare në Gjykatë Supreme. Ka diplomuar në vitin 2000, në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës. Provimin e Jurisprudencës e kreu në vitin 2004, kurse praktikën profesionale e mbaroi ne Gjykatën e Qarkut në Pejë, në vitin 2002.

Në vitet 2003-2004, ishte zyrtare ligjore në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave në Prishtinë, kurse më pas për disa muaj punoi si zyrtare e monitorimit për kundërvajtje – Departamenti i Administratës Gjyqësore, në Prishtinë.

Nga fillim i vitit 2005 deri në gjysmën e vitit 2010, shërbeu si bashkëpunëtore profesionale në Gjykatën Supreme të Kosovës. Në vitin 2010, u emërua gjyqtare në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë.  Ndërsa, 1 janari i viti 2013 ishte gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Kosovës deri në vitin 2019, kur u zgjodh gjyqtare e Gjykatës Supreme.  Përpos gjuhës amtare (shqip) flet edhe serbisht dhe anglisht.

Ndryshe, takimi i KGJK-së po vazhdon me pika tjera të rendit të ditës. /BetimipërDrejtësi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori