LAJMI I FUNDIT:

Gjendet Ender Cahani, 13 vjeçari i zhdukur në Prizren

Gjendet Ender Cahani, 13 vjeçari i zhdukur në Prizren
Foto: Arkiv

Ender Cahani, 13 vjeçar i cili ishte raportuar i zhdukur të mërkurën është gjetur nga Policia e Kosovës.

Sipas një njoftimi të policisë bëhet e ditur se 13 vjeçari ishte zhdukur më 08.12.2022 në Prizren.

“Më datë 13.12.2022 rreth orës 18:00, pasi që është publikuar kërkesa për fëmijën e zhdukur, falë bashkëpunimit të qytetarëve policia ka marr disa informata rreth vend ndodhjes së viktimës së lartcekur, i cili ka qenë i raportuar si i zhdukur nga ana e familjarëve. Me të marrë informatën, hetuesit nga Hetimet rajonale në Prizren kanë kërkuar ndihmën e policëve të Stacionit Policor Prishtinë –Jugë, të cilët kanë dalë në terren dhe e kanë gjetur viktimën, fëmijën Ender Cahani (13 vjeç) nga Prizreni, i raportuar si i zhdukur që nga  data 08/12/22”, thuhet në njoftim.


Tutje siç bëhet e ditur në njoftim, i njëjti është intervistuar nga hetuesit e Sektorit rajonal të Hetimeve të Prizrenit, në prezence të punëtorit të Qendrës për Pune Sociale dhe më pas është dërguar në emergjencën e qytetit ku është kontrolluar gjendja e tij.

“Fëmija është marr nga familjarët e tij”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, për të gjitha veprimet e ndërmarra hetuesit rajonalë janë konsultuar me Prokurorin kujdestare.

“I njëjti është arritur të gjendet falë bashkëpunimit të qytetarëve. Andaj Policia e Kosovës shfrytëzon rastin që edhe njëherë të falënderoj të gjithë ata që na ndihmuan që të gjejmë fëmijën, së bashku jemi më të fort”, thuhet ndër të tjera në njoftim të Policisë së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj i bindur se Kurti do të përfundojë në burg për korrupsion

Haradinaj i bindur se Kurti do të përfundojë në burg për korrupsion

Politikë
Vrasja në Aktash, viktima Premtim Gashi ishte liruar me kusht 8 muaj e 19 ditë para se ta vuante dënimin e plotë

Vrasja në Aktash, viktima Premtim Gashi ishte liruar me kusht 8 muaj e 19 ditë para se ta vuante dënimin e plotë

Drejtësi
Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, dëshmitari Tetaj tregon për frazën, që thotë se i ka shpëtuar Thaçit nga nervoza

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, dëshmitari Tetaj tregon për frazën, që thotë se i ka shpëtuar Thaçit nga nervoza

Drejtësi
Krasniqi: Nuk ka më institucione ilegale në veri

Krasniqi: Nuk ka më institucione ilegale në veri

Lajme
Djali i Afrim Bunjakut i prin marshit për 25 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës

Djali i Afrim Bunjakut i prin marshit për 25 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës

Lajme
Sulmohet me granatë dore prona e bashkëpunëtorit serb të kryetarit të Zubin Potokut

Sulmohet me granatë dore prona e bashkëpunëtorit serb të kryetarit të Zubin Potokut

Lajme
Kalo në kategori