LAJMI I FUNDIT:

Zelanda e Re ia ndalon përgjithmonë blerjen e cigareve, të gjithë atyre që kanë lindur pas vitit 2008

Zelanda e Re ia ndalon përgjithmonë blerjen e cigareve, të gjithë atyre që kanë lindur pas vitit 2008

Parlamenti i Zelandës së Re ka miratuar një ligj që e bën të pamundur për këdo që ka lindur pas vitit 2008, të blejë cigare ose produkte duhani.

Kështu, duke filluar nga viti i ardhshëm, Zelanda e Re gradualisht do të vendosë një ndalim pothuajse të plotë të duhanit, sepse numri i njerëzve që mund të blejnë duhan do të ulet çdo vit, transmeton Telegrafi.

Për shembull, deri në vitin 2050, 40-vjeçarët do të jenë shumë të rinj për të blerë cigare. Ministrja e Shëndetësisë, Ayesha Verrall, tha gjatë prezantimit të projektligjit se ishte një hap “drejt një të ardhmeje pa duhan”.


“Mijëra njerëz do të jetojnë më gjatë, do të bëjnë jetë më të shëndetshme dhe sistemi shëndetësor do të jetë më i mirë për 5 miliardë dollarë, sepse nuk do të duhet të trajtojnë sëmundjet që lidhen me duhanin”, shtoi Verrall.

Shkalla e pirjes së duhanit në Zelandën e Re është tashmë në nivelin më të ulët historik. Statistikat e qeverisë të publikuara në nëntor, tregojnë se vetëm 8% e të rriturve pinë duhan çdo ditë, nga 9.4% që ishte vitin e kaluar.

Autoritetet shpresojnë që zbatimi i Aktit të Mjedisit Pa Tym, do ta zvogëlojë këtë numër në më pak se 5% deri në vitin 2025, me qëllimin përfundimtar për të eliminuar plotësisht praktikën.

Ligji planifikon gjithashtu të kufizojë numrin e shitësve me pakicë që mund të shesin produkte të duhanit në 600 në të gjithë vendin, që do të ishte një rënie e konsiderueshme nga 6,000 që janë aktualisht. Përveç kësaj, qëllimi është që të ulet niveli i nikotinës në produkte në mënyrë që ato të mos shkaktojnë varësi, shkruan BBC.

“Kjo do të thotë se nikotina do të reduktohet në nivele që nuk shkaktojnë varësi, dhe se komunitetet do të çlirohen nga përhapja dhe grumbullimi i tregtarëve, që synojnë dhe shesin produkte të duhanit në zona të caktuara”, tha ministrja e Shëndetësisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit

Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit

Botë
Flakët masive rrethojnë dy burra dhe një qen në një shtëpi në Los Angeles, publikohet videoja që tregon momente tensioni

Flakët masive rrethojnë dy burra dhe një qen në një shtëpi në Los Angeles, publikohet videoja që tregon momente tensioni

Amerika
Anija kozmike kap fotografi mahnitëse të planetit më të vogël të sistemit tonë diellor

Anija kozmike kap fotografi mahnitëse të planetit më të vogël të sistemit tonë diellor

Botë
Zjarret në Kaliforni, Blerim Gjoci: Na erdhi urdhri për evakuim, u bëmë bashkë një grup shqiptarësh

Zjarret në Kaliforni, Blerim Gjoci: Na erdhi urdhri për evakuim, u bëmë bashkë një grup shqiptarësh

Amerika
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?

Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?

Botë
'E ardhmja është në duart tona': Shkencëtarët e konfirmojnë, viti 2024 më i nxehti në histori

'E ardhmja është në duart tona': Shkencëtarët e konfirmojnë, viti 2024 më i nxehti në histori

Botë
Kalo në kategori