Nga: Gideon Rachman / The Financial Times
Përkthimi: Agron Shala / Telegrafi.com
Për disa konservatorë, çdo krizë e politikës së jashtme është “Mynih”. Për disa të majtë, çdo luftë kërcënon të kthehet në “Vietnam”.
Por, derisa lufta e Ukrainës pashmangshëm kalon në vitin e dytë të konfliktit, analogjia më pak e zakonshme po bën xhiron – Koreja.
Qëllimi i krahasimit është se lufta koreane kurrë zyrtarisht nuk përfundoi. U mbyll me një armëpushim në vitin 1953, i cili i ndaloi luftimet – pa nënshkrimin e një traktati formal të paqes. Në vend të kësaj, prej disa dekadave ishte armëpushimi që në esencë e ngriu konfliktin.
Në tri ide bazohet shpresa se armëpushimi mund të jetë rruga drejt fundit të armiqësive në Ukrainë. Së pari, as Rusia dhe as Ukraina nuk janë në gjendje ta arrijnë fitoren totale. Së dyti, pozicionet politike të të dy vendeve janë shumë larg njëra-tjetrës, për ta bërë të mundur marrëveshjen e paqes. Së treti, të dy vendet pësojnë humbje të rënda, gjë që armëpushimin mund ta bëjë tërheqës.
Është e vërtetë se Moska ende flet me gjuhën e fitores. Vladimir Putini e krahason veten me Pjetrin e Madh, me carin që – pasi luftoi Suedinë për 21 vjet – fitoi Luftën e Madhe Veriore.
Por, realiteti është se Putini tashmë ka dështuar në Ukrainë. Forcat e tij janë larguar nga Kievi, nga Harkivi dhe nga Hersoni. Mobilizimi i tij i pjesshëm i civilëve ka bërë që mijëra burra rusë të largohen prej vendit, por ai nuk ia doli që ta ndryshojë valën në fushën e betejës. Rreth 100 mijë trupa ruse janë vrarë ose plagosur – me më shumë që vdesin çdo javë në luftën brutale të llogoreve.
Është paaftësia e Putinit për ta pranuar shkallën e katastrofës që ia ka shkaktuar vendit të vet, si dhe krimet e luftës që Rusia ka kryer në Ukrainë dhe që tani paraqesin pengesat kryesore për paqen.
Por, është e mundur që vendimi rus për ta përmbysur luftën, të mund të maskohet si rregullim në taktikat ushtarake – në vend të pranimit të humbjes. Kjo ishte ajo që ndodhi kur Rusia u tërhoq nga Hersoni. Putini u distancua nga vendimi, i cili u shpall nga komandantët ushtarakë dhe nga ministri i Mbrojtjes.
Sër Lawrence Freedman, autor i veprës së porsabotuar, Komanda: Politika e operacioneve ushtarake – nga Koreja në Ukrainë, sheh mundësinë për “bisedat e ushtrisë me ushtri, për të mos ndërmarrë sulme”. Teksa Freedmani thekson se ka dallime të rëndësishme mes luftërave të Koresë dhe të Ukrainës, mendon se armëpushimi korean jep mundësinë e “ndalimit të luftimeve, duke i ndarë forcat” – pa marrëveshje të plotë të paqes.
Pa pretenduar përfitime territoriale apo politike, Putini nuk ka gjasa të jetë në gjendje të shpallë fundin e luftës. Por, mund të jetë në gjendje të pranojë ndalimin e luftimeve – të cilat mund të maskohen si reagim ndaj konsultave ushtarake ose si gjest i vullnetit të mirë.
Por, pse ukrainasit duhet ta pranojnë ndonjëherë këtë? Është e fortë kauza morale, politike dhe ekzistenciale që ata vazhdojnë ta luftojnë. Momentumi i luftës është me Ukrainën. Presidenti Volodymyr Zelenskyy ka premtuar se do të rimarrë çdo centimetër të territorit të pushtuar, përfshirë Krimenë që u aneksua nga Rusia më 2014. Pas mizorive të shkaktuara nga Putini në Ukrainë, për shumë ukrainas duket e paimagjinueshme ideja për çdo lloj të marrëdhënies “normale” me një Rusi të pareformuar. Dhe, ekziston gjithashtu frika reale se Rusia thjesht do ta përdorte armëpushimin për t’u riarmatosur – përpara se të sulmonte edhe një herë Ukrainën.
Megjithatë, ka gjithashtu vlerësime – padyshim shumë më të vështira për t’u shprehur – që armëpushimin e zgjatur të stilit korean e bën tërheqës për Ukrainën. Ashtu sikurse rusët, ukrainasit vazhdojnë të kenë viktima të mëdha. Ata gjithashtu duhet të përballen me taktikën brutale, por efektive ruse – shënjestrimin e qëllimshëm të infrastrukturës ukrainase. Duke e bërë dimrin shumë të vështirë për t’u përballuar, mungesa e ujit dhe e furnizimit me energji elektrike e bën shumë më të vështirë kthimin në shtëpi të miliona refugjatëve ukrainas. Në vend të kësaj, një valë e re e refugjatëve po krijohet. Derisa muajt e mërgimit shtrihen në vite, bëhet më pak e mundshme që refugjatët të kthehen ndonjëherë në Ukrainë – duke shkaktuar tendosje të madhe në familje dhe në shoqëri.
Privatisht, disa ukrainas pranojnë se rimarrja e Krimesë përfshin luftime edhe më brutale, në përpjekjen për të ripushtuar territorin ku shumë njerëz – përfshirë këtu një numër të oficerëve të pensionuar ushtarakë – janë besnikë ndaj Rusisë.
Pra, ukrainasit kanë gjithashtu disa stimuj për ta ngrirë konfliktin – pa hequr dorë nga qëllimet e tyre përfundimtare politike. Pengesa kryesore për ta është mungesa e plotë e besimit në qëllimet ruse. Por, fakti se aleatëve perëndimorë të Ukrainës u janë hequr iluzionet për natyrën e Rusisë së Putinit, kjo do të thotë se Ukraina – pas armëpushimit – nuk do të lihet e vetme për ta përballur të ardhmen. Në vend të kësaj, ka të ngjarë që t’i jepet ndihma ushtarake dhe garancia e sigurisë për ta kthyer atë në “ferrëgjatin” e patretshëm, të cilin Rusia do të hezitonte ta sulmojë.
Armëpushim do të lejonte gjithashtu simpatizantët e Ukrainës që të derdhnin ndihmat e huaja që do të mundësonin rindërtimin e vendit. Koreja e Jugut u shkatërrua plotësisht pas Luftës së Koresë, por tashmë është komb i begattë dhe i përparuar. Në anën tjetër, Rusia që ende udhëhiqet nga Putini dhe që refuzon të lajë gjynahet për krimet në Ukrainë, mund të presë të ardhmen me izolimin e vazhdueshëm ndërkombëtar dhe me rritjen e varfërisë. Kur kuptohet ky realitet, më në fund mund të fillojë rindërtimi i shumëpritur politik i Rusisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSuspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara
Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje