LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia e Veriut merr kryesimin me A5 në vitin 2023

Maqedonia e Veriut merr kryesimin me A5 në vitin 2023

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, mori pjesë në Takimin Ministror të SHBA- Karta e Adriatikut, që u mbajt në Podgoricë të Malit të Zi. Në kuadër të takimit, Maqedonia e Veriut merr kryesimin e Kartës për vitin 2023, kur dhe shënohet 20 vjetori i themelimit të saj, njoftojnë nga MPJ.

Në fjalimin e tij, Osmani e theksoi rëndësinë e avancimit të bashkëpunimit rajonal dhe nevojën e forcimit të kontributit të përbashkët rajonal në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit të rajonit, duke theksuar edhe mbështetjen e fuqishme nga Shtetet e Bashkuara në këtë drejtim.

“Maqedonia e Veriut, si vend anëtar i NATO-s, do të vazhdojë me kontributin e saj aktiv në ruajtjen e stabilitetit të Ballkanit Perëndimor, që është dhe prioriteti ynë kryesor i politikës së jashtme. Vendi ynë është fuqimisht i përkushtuar për promovimin e vlerave euroatlantike, si dhe mbështetjen e anëtarëve të tjerë të Kartës në realizimin e aspiratave të tyre euroatlantike”, deklaroi Osmani


Para fillimit të Takimit Ministror të A5, thuhet në deklaratën e MPJ-së, Osmani mbajti një konferencë të përbashkët për media me Kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq, në të cilën prezantoi qëllimet e kryesimit të Kartës nga Maqedonia e Veriut.

“Si Kryesues i ardhshëm i A5, tashmë po marrim iniciativë për revitalizimin e mëtejshëm të Kartës. Qëllimi është jo vetëm ta forcojmë, por edhe t’i japim A5 rolin e duhur në rajonin tonë. Në një farë mënyre, përmes një koncepti të ri, apo një narrative të re, të bëjmë një përshtatje të qëllimeve dhe misionit të Kartës, sipas sfidave të reja gjeopolitike dhe rrethanave të reja në të cilat ndodhet rajoni”, tha Osmani.

Njëherit, Osmani theksoi se Maqedonia e Veriut ka mbështetjen e qartë të SHBA-së për rivitalizimin e A5, që është në funksion të ballafaqimit më efikas të vendeve të rajonit me sfidat aktuale, gjë që ishte temë e diskutimit edhe gjatë Dialogut Strategjik të mbajtur me Shtetet e Bashkuara në qershor, në Uashington./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë

ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë

Lajme
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Kurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë

Kurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë

Lajme
AAK dënohet me 12 mijë euro nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa

AAK dënohet me 12 mijë euro nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa

Lajme
Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Lajme
Kadetët e FSK-së trajnohen për mbijetesë në kushte dimërore

Kadetët e FSK-së trajnohen për mbijetesë në kushte dimërore

Lajme
Kalo në kategori