LAJMI I FUNDIT:

Twitter rrit numrin e karaktereve në një cicërimë nga 280 në 4000

Twitter rrit numrin e karaktereve në një cicërimë nga 280 në 4000

Drejtori ekzekutiv i Twitter, Elon Musk akoma dëshiron t’i heq “qafe” mikroblogerët, kurse tani ka premtuar se do të rrit numrin e karaktereve në këtë platformë.

Aktualisht, kufiri i karaktereve në një tweet në Twitter është 280, por Musk synon ta rrisë atë në mënyrë drastike, madje në 4000, transmeton Telegrafi.

Konfirmimi erdhi nga profili i tij personal gjatë fundjavës, kur një nga përdoruesit e pyeti “a është e vërtetë që numri i karaktereve në Twitter do të rritet nga 280 në 4000”, dhe Musk u përgjigj “Po”.


Kjo nuk është hera e parë që miliarderi reagon ndaj temës së shtimit të karaktereve në një tweet. Ai tha në nëntor se ishte në “listën për të bërë”, por asokohe flitej për rritjen e saj në 1000 karaktere.

Nuk dihet ende se kur do të ndodhë rritja dhe ndoshta nuk është diçka prioritare për Musk për momentin. Situata në kompani është e trazuar pas pushimeve të shumta nga puna, dhe gjatë fundjavës Musk kërcënoi të padisë punonjësit që flasin për mediat.

Twitter për herë të fundit e rriti numrin e karaktereve në vitin 2017, kur Jack Dorsey ishte drejtor ekzekutiv. Më pas numri u dyfishua nga 140 në 280.

Kufiri fillestar prej 140 karakteresh bazohej në një SMS prej 160 karakteresh, sepse Twitter dërgonte postimet e profilit që përdoruesit i ndiqnin si mesazhe me tekst.

Me avancimin e telefonave celularë, kjo u bë e parëndësishme dhe Twitter mbylli shërbimin SMS në vitin 2020 në shumicën e vendeve. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Samsung do të lejojë përdorimin e telefonave Galaxy si çelësa inteligjentë

Samsung do të lejojë përdorimin e telefonave Galaxy si çelësa inteligjentë

Teknologji
Sa kushton prodhimi i modelit më të fuqishëm të iPhone 16?

Sa kushton prodhimi i modelit më të fuqishëm të iPhone 16?

Teknologji
Ky truk i Google Maps do ta bëjë jetën tuaj më të lehtë

Ky truk i Google Maps do ta bëjë jetën tuaj më të lehtë

Teknologji
Nëse telefoni juaj po karikohet ngadalë, zgjidheni problemin me këto ‘truke’ të thjeshta

Nëse telefoni juaj po karikohet ngadalë, zgjidheni problemin me këto ‘truke’ të thjeshta

Teknologji
Pajisjet shtëpiake që nuk kanë të ngjashme: Pse dhe ju duhet të përqafoni filozofinë e Bespoke

Pajisjet shtëpiake që nuk kanë të ngjashme: Pse dhe ju duhet të përqafoni filozofinë e Bespoke

Samsung

"Ask Photos", funksioni me Al i Google që përdor fotot tuaja për t'u përgjigjur pyetjeve

Teknologji
Kalo në kategori