LAJMI I FUNDIT:

Mes shumë incidenteve, Prishtina fiton Superkupën e Kosovës në basketboll

Mes shumë incidenteve, Prishtina fiton Superkupën e Kosovës në basketboll

Sigal Prishtina e ka fituar Superkupën e Kosovës për vitin 2022 pasi në finale e ka mposhtur Trepçën me rezultat 73-54.

Spektakli i dhuruar në parket në këtë ndeshje mbeti nën hijen e sjelljeve vandaliste të tifozëve të të dy skuadrave në përfundim të pjesës së parë duke dëmtuar ulëset në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.


Pjesa e dytë nuk nisi derisa ambienti u pastrua dhe Policia e Kosovës e zbrazi sallën duke bërë që 20 minutat e fundit të ndeshjes të zhvillohen pa praninë e tifozëve, raporton KosovaPress.

Skuadrat e nisën me vendosmëri të lartë ndeshjen duke u fokusuar në mos pranimin e pikëve dhe që si rezultat përfundoi me vetëm 20 pikë të realizuara brenda 10 minutave të para dhe rezultati ishte 12-8 në favor të Prishtinës.

Çereku i dytë nisi me incidente të shkaktuara nga tifozët, të cilët hidhnin mjete piroteknike në parket gjë që solli ndërprerjen e ndeshjes dhe largimin e të dy skuadrave nga parketi, por pas vlerësimit të situatës, gjyqtarët vendosën që ndeshja të rifillojë.

Paraqitja e Prishtinës ishte më e mirë, sidomos në fazën mbrojtëse dhe si rrjedhojë ata shkuan në pushimin 10-minutësh me epërsi prej 5 pikëve dhe rezultatin 28-23.

Çereku i tretë nisi me sallën e zbrazët nga tifozët, por kjo nuk e pengoi Sigal Prishtinën për të aplikuar lojë më sulmuese dhe më efikase duke e thelluar epërsinë minutë pas minute dhe në fund të gjysmë ore lojë, rezultati ishte 52-37.

Dhjetë minutat e fundit sollën lojë shumë më të qetë, me skuadrën nga kryeqyteti që po shkonte sigurt drejtë trofeut të Superkupës duke e mbyllur ndeshjen me rezultat të thellë 73-54-

Ky është trofeu i tetë i Superkupës për Sigal Prishtinën.

Në trend Sport

Më shumë
Bernd Leno i bën një premtim të madh tifozëve të Arsenalit para ndeshjes Fulham – Man City

Bernd Leno i bën një premtim të madh tifozëve të Arsenalit para ndeshjes Fulham – Man City

Premier League
Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Premier League
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Për herë të parë në histori të Ligës Premier, gjyqtari i ndeshjes do të mbajë një videokamerë në kokë

Për herë të parë në histori të Ligës Premier, gjyqtari i ndeshjes do të mbajë një videokamerë në kokë

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori