LAJMI I FUNDIT:

RMV: I ra një send metalik nga një skele mbi kokë, gruaja 44-vjeçare ka mbetur e plagosur rëndë

RMV: I ra një send metalik nga një skele mbi kokë, gruaja 44-vjeçare ka mbetur e plagosur rëndë

Më datë 10.12.2022 në ora 17:30 në Stacionin Policor Prilep S.N.(44) nga Prilepi ka raportuar se rreth orës 12:00 derisa ka qenë duke ecur përgjatë rr. Borka Taleski në Prilep, mbi të ka rënë një send metalik nga skela e një objekti në ndërtim e sipër, me çka është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Prilepit, ku nga ana e mjekut është konstatuar lëndime të rënda fizike.

Rasti është duke u zbardhur, thuhet në kumtesën e MPB-së.