Stellantis po fajëson veturat elektrike për pushimet e ardhshme nga puna te nën-marka Jeep
Stellantis, kompania e cila qëndron pas Fiat, Dodge dhe Jeep, ka njoftuar se planifikon që në muajin shkurt të pezullojë punën në njërën nga fabrikat e saj dhe t’i pushojë rreth 1,200 punëtorë. Por cila është arsyeja e këtij plani? Presioni nga COVID-19 së bashku me shkurtimin e furnizimit me çipa janë njëra nga arsyet – por kryesisht është edhe arsyeja e sasisë të veturave elektrike të cilat duhet të prodhohen.
Fabrika në pyetje është ajo që ndërton makinat Jeep Cherokee në Illinois, dhe ky lajm vjen teksa prodhuesi i veturave po përgatitet për negociatat me sindikatat. Përderisa sindikata United Auto Workers argumenton se “kalimi drejt elektrifikimit gjithashtu krijon mundësi”, në fabrikë, një zëdhënës anonim i Stellantis për CNBC dhe The Wall Street Journal tha se kjo ishte arsyeja për pezullimin e prodhimit.
“Sfida e cila do të ketë ndikimin më të madh është kosto në ngritje e cila lidhet me elektrifikimin e tregut të automobilave”, pretendon kompania, duke shtuar se po eksploron mundësi të tjera për të cilat mund të përdoret fabrika, dhe se po përpiqen që të gjejë punë për punëtorët të cilët do të pushohen nga puna, raporton The Verge, transmeton Telegrafi.
Ky është një pretendim i guximshëm, veçanërisht pasi vjen nga një kompani që nga shumë konsiderohet si një nga pretendentët kryesorë në garën e tre prodhuesve të mëdhenj amerikanë të automobilave për të zhvendosur formacionet e tyre nga gazi në bateri.
Gjithashtu nuk ndihmon fakti që Stellantis ka premtuar mjaft xhipa të elektrizuar dhe është e vështirë të shihet pse kjo fabrikë nuk mund të luante një rol në prodhimin e atyre automjeteve, të paktën një prej të cilave do të dalë vitin e ardhshëm (dhe shumë prej të cilat kanë qenë shumë të vështira për t’u gjetur).
Kjo nuk do të thotë se Stellantis nuk po shpenzon para të mëdha mbi veturat elektrike – nga ata është premtuar një investim i përbashkët prej 2.8 miliardë eurove (3 miliardë dollarëve) me Samsung për ndërtimin e një fabrike të baterive në Indiana, dhe ata gjithashtu po investojnë 3.8 miliardë euro (4 miliardë dollarë) në një fabrikë të njëjtë në Kanada, kësaj radhe në bashkëpunim me LG. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGolfi i braktisur në aeroportin e Berlinit - mbi 200 mijë dollarë tarifë parkimi
Continental i Gjermanisë planifikon të pushojë nga puna 7000 punëtorë
Volkswagen Tiguan 2025 - detajet që duhet të dini
Musk 'përplaset' me Trumpin rreth veturave elektrike
CEO i Porsche: Do të qëndrojë ndërruesi manual i shpejtësisë, ka përparësi të shumta
Renault frymëzohet nga automobili i Batman-it, krijon veturën elektrike që mund të përshkojë 1000 kilometra me një mbushje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos