LAJMI I FUNDIT:

Takimi i Osmanit me përfaqësuesit e partive politike, propozohet që zgjedhjet në veri të shtyhen për 19 ose 26 mars

Takimi i Osmanit me përfaqësuesit e partive politike, propozohet që zgjedhjet në veri të shtyhen për 19 ose 26 mars

Ka nisur të mbahet takimi i presidentes të Kosovës, Vjosa Osmani me përfaqësuesit e partive politike, për konsultim lidhur me zgjedhjet komunale në komunat veriore të vendit.

Në takim është propozuar që të shtyhet mbajtja e zgjedhjeve në veri, ndërsa siç mëson Telegrafi është propozuar që ato të mbahen më 19 ose 26 mars.

Ndërkaq, kryetari i Partisë Demokratike Progresive, Nenad Rashiq, ka kërkuar që zgjedhjet të shtyhen për gjashtë muaj, raporton Telegrafi.


Lidhur me shtyrjen ose jo të zgjedhjeve ende nuk ka vendim, mirëpo propozimet e mësipërme presidentja Osmani po i diskuton me përfaqësuesit e partive politike që po marrin pjesë në takim.

Në takimin me Osmanin po marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, Imri Ahmeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës, si dhe përfaqësues të komuniteteve.

Pro shtyrjes së zgjedhjeve në veri u shpreh Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e cila nuk po merr pjesë në takimin e thirrur nga presidentja Osmani. /Telegrafi/