LAJMI I FUNDIT:

Dëshironte të pasme si të Kim Kardashian, influencuesja rrezikon jetën në operacionin që i kushtoi mijëra euro

Dëshironte të pasme si të Kim Kardashian, influencuesja rrezikon jetën në operacionin që i kushtoi mijëra euro

Që kur Kim Kardashian u bë virale për publikimin e kasetës së saj seksuale me reperin Ray J dhe shfaqjen të saj të mëvonshme televizive, anëtarët e familjes Kardashian janë bërë një nga influencuesit më të mëdhenj të famshëm në histori.

Nga rrobat tek shtëpitë e deri te makinat luksoze, motrat e ‘Keeping up with the Kardashians’ e kthejnë gjithçka që prekin në modë.

Kim, Khloe, Kourtney, Kendall dhe Kylie janë një pikë referimi kur bëhet fjalë për të qenë në modë, dhe një pjesë e kësaj reflektohet në gjërat e çmendura që bëjnë fansat e tyre për t’u dukur si ato, shkruan Marca.


Foto: Kim Kardashian/Instagram

Shembulli i fundit është një fanse që u përpoq të kishte të njëjtat të pasme si Kim, por operacioni i saj ishte aq i ndërlikuar sa për pak sa nuk vdiq.

Një fanse e ylli televiziv shpenzoi 10 mijë euro për një operacion të pasme për t’u dukur si 42-vjeçarja.

Teksa ka komentuar në rrjetet e saj sociale, influencuesja Rachel Vasquez kishte marrë një nga vendimet më të këqija ndonjëherë.

Foto: Rachel Vasquez/Instagram

Modelja në Instagram ka shpjeguar se në moshën 23-vjeçare ka kursyer një shumë të madhe parash për t’iu nënshtruar një ndërhyrje ‘BBL’, e njohur edhe si ngritja braziliane e të pasmeve.

Ky operacion konsiston në rritjen e madhësisë së vitheve falë një liposuksioni të mëparshëm për të shtuar yndyrën e trupit që shpërndahet në zona të tjera në pjesën e pasme të pacientit.

Foto: Rachel Vasquez/Instagram

Velasco ka rrëfyer se për shkak të presionit që kishte për t’u dukur si Jennifer Lopez apo Kim Kardashian, durimi i saj ishte i sosur dhe nuk u kujdes që t’i nënshtrohej operacionit në përputhje me të gjitha rregullat shëndetësore.

Foto: Rachel Vasquez/Instagram

Influencuesi u operua nga një kirurg i cili nuk kishte një certifikatë nga shoqata zyrtare mjekësore, që do të thoshte se Rachel duhej të shtrohej në spital në Los Angeles si urgjencë për shkak të sasisë së madhe të gjakut që kishte humbur gjatë procedurës.

Foto: Kim Kardashian/Instagram

Rachel Velasco tani është e shëndetshme dhe ka shpjeguar se dëshiron të ndajë historinë e saj për të parandaluar gratë e tjera që të kalojnë të njëjtën agoni nëpër të cilën ka kaluar ajo. /Telegrafi/