LAJMI I FUNDIT:

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me Piers Morganin, tifozja e Kroacisë: Askush nuk ofendohet nga veshjet e mia, edhe familjet bëjnë foto me mua

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me Piers Morganin, tifozja e Kroacisë: Askush nuk ofendohet nga veshjet e mia, edhe familjet bëjnë foto me mua

‘Tifozja më e nxehtë’ e Kupës së Botës i ka thënë Piers Morgan se veshjet e saj provokuese kanë marrë një pritje të shkëlqyer nga katarianët, madje theksoi që edhe familjet me fëmijë kanë bërë selfie me të.

Ivana Knoll, modelja mahnitëse kroate, daljet e veçanta të së cilës me bardhë e kuq janë bërë virale në Kupën e Botës, u shfaq në një bisedë të drejtpërdrejt me prezantuesin Piers Morgan.


E veshur me një bluzë me bikini në ngjyrat e flamurit kroat, ajo pohoi se nuk ka marrë asnjë koment negativ që nga mbërritja në Katar.

Ivana Knoll (Foto: Instagram)

E pyetur nëse kishte hasur në ndonjë ‘rezistencë’ ndaj veshjeve të saj në kombin me shumicë myslimane, Ivana, 30-vjeçe, u përgjigj: “Jo të jem e sinqertë. Kam qenë shumë e befasuar, ata (Katari) kanë pranuar veshjet e mia”.

Tifozja atraktive kroate Ivana Knoll rrezikon të paditet nga autoritetet e Katarit?
Lexo po ashtu Tifozja atraktive kroate Ivana Knoll rrezikon të paditet nga autoritetet e Katarit?

“Gratë, burrat, fëmijët bëjnë foto me mua”, shtoi ajo.

Ivana Knoll (Foto: REX)

Ivana, një modele me origjinë gjermane që jeton në kryeqytetin kroat, Zagreb, se pari tërhoqi famë për veshjet në Kupën e Botër 2014 në Brazil, si dhe katër vjet më vonë në Rusi.

Por Piers vazhdoi duke e pyetur nëse përgjigja kishte qenë ndryshe në Katar, për shkak të rregullave strikte.

Ivana Knoll (Foto: REX)

“Shumë njerëz janë këtu nga vende të tjera”, u përgjigj Ivana. “Nuk pata asnjë reagim të keq për veshjet e mia”.

Megjithatë, sipas disa raportimeve të medieve Knoll rrezikon edhe të paditet nga autoritetet e Katarit. /Telegrafi/

Ivana Knoll (Foto: REX)

Në trend Magazina

Më shumë
Nis festivali madhështor

Nis festivali madhështor "Eurovision Song Contest" - këto janë vendet që garojnë sonte

Magazina

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit

'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit "Me Gjylën"

Magazina
Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Magazina
Ermal Fejzullahu ka një kërkesë për shqiptarët që jetojnë në Itali

Ermal Fejzullahu ka një kërkesë për shqiptarët që jetojnë në Itali

Magazina
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Magazina
Kalo në kategori