Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj), ka vlerësuar se nuk ka kushte për mbajtje të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në komunat veriore të vendit.
Sipas këshillit, të gjitha partitë politike me një konsensus duhet të kërkojnë që ato të mbahen në një kohë kur të plotësohen kushtet për mbajtje të zgjedhjeve të lira dhe të pakushtëzuara.
“KMDLNj thërret të gjitha partitë politike të mos kontribuojnë në tensionimin e situatës duke bërë përpjekje të përfitojnë politikisht nga situata e krijuar”, thuhet në komunikatën për media.
Tutje, thuhet se zë zgjedhje votohet për të siguruar një përfaqësim politik që garanton plotësimin e kushteve dhe nevojave për qytetarët, pa iu kërcënuar liria e votës dhe pa u dhunuar vullneti i votuesit pavarësisht përkatësisë politike, etnike, moshës, racës dhe të tjera e, në rrethanat aktuale sipas tyre, këto kushte nuk janë plotësuar.
“Madje, në këtë tensionim të kurdisur të situatës së sigurisë, absolutisht rrezikohen të drejtat e njeriut, e drejta për jetë, e drejta e lirisë së lëvizjes dhe e drejta e përcaktimit në bazë të vullnetit, pa iu nënshtruar asnjë presioni”.
Komunikata e plotë:
KMDLNJ –ë në Mitrovicë, me vëmendje po e përcjellë zhvillimin e ngjarjeve në Mitrovicen e Veriut, pjesën e ndarë dhunshëm të qytetit pas shpalljes së zgjedhjeve lokale për 4 komuna të Veriut të Kosovës e që u provokua nga dorëheqja kryetarëve të këtyre komunave, si pasojë e një tensionimi të qëllimshëm të situatës. Që nga dita e shpalljes së këtyre zgjedhjeve u vunë në veprim strukturat paralele dhe paramilitare për të penguar këto zgjedhje përmes frikësimit të votuesve të mundshëm si dhe kandidatëve, përfaqësues të subjekteve politike apo kandidatë të pavarur të cilët u tërhoqën nga gara. Në garë mbetën subjektet politike shqiptare, me kandidatë të tyre e që paraqesin minoritet elektoral e që nuk e përcakton rezultatin përfundimtar dhe rea të pushtetit lokal. Sidomos kohëve të fundit janë aktivizuar forcat që zbatojnë dhunë psikike dhe fizike ndaj atyre që kundërshtojnë Partinë Paramilitare Politike, Listen Serbe, e cila, në emër të “mbrojtjes“ së interesave të serbëve angazhohen të zbatojnë politikat destabilizuese të Serbisë në Kosovë. Janë shpeshtuar hudhja e mjeteve plasëse që rrezikojnë, jetën, sigurinë dhe pronën e qytetarëve të atyre komunave me qëllim të krijimit të kushteve penguese për mbajtje të zgjedhjeve. Nëse të gjitha këto merren parasysh sikur që pjesa dërrmuese e votuesve të nacionalitetit serbë po i bojkotojnë këto zgjedhje KMDLNj–ë e vlerëson se nuk ka kushte elementare të mbahen zgjedhjet e shpallura nga Presidentja e Kosovës. Raportet nga KMDLNj –ë në Mitrovicë rekomandojnë që këto zgjedhje të mos mbahen dhe të shtyhen për një kohë më të përshtatshme aq më parë që askush nuk mund të garantojë sigurinë për votuesit sikur edhe vendet ku duhet të mbahen këto zgjedhje.
Në zgjedhje votohet për të siguruar një përfaqësim politik që garanton plotësimin e kushteve dhe nevojave për qytetarët, pa iu kërcënuar liria e votës dhe pa u dhunuar vullneti i votuesit pavarësisht përkatësisë politike, etnike, moshore, racore të moshës dhe të tjera e, në rrethanat aktuale këto kushte nuk janë plotësuar. Madje, në këtë tensionim të kurdisur të situatës së sigurisë, absolutisht rrezikohen të drejtat e njeriut, e drejta për jetë, e drejta e lirisë së lëvizjes dhe e drejta e përcaktimit në bazë të vullnetit, pa iu nënshtruar asnjë presioni.
Përfundimisht, KMDLNj –ë konstaton se nuk ka kushte për mbajtje të zgjedhjeve dhe se të gjitha partitë politike, me një konsensus duhet të kërkojnë që ato të mabhen në një kohë kur të plotësohen kushtet për mbajtje të zgjedhjeve të lira dhe të pakushtëzuara. KMDLNj –ë thërret të gjitha partitë politike të mos kontribuojnë në tensionimin e situatës duke bërë përpjekje të përfitojnë politikisht nga situata e krijuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Privohet nga liria 51 vjeçari nga Tetova, policia i gjeti armë dhe municion
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën
“Gati shqipe”, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Plagosja e dy personave në Prishtinë – policia arreston të dyshuarin
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj