LAJMI I FUNDIT:

Nisin shitjet e apartamenteve në portin turistik të Durrësit pa filluar akoma ndërtimi

Nisin shitjet e apartamenteve në portin turistik të Durrësit pa filluar akoma ndërtimi

Në portin e ri turistik të Durrësit ka nisur sot shitja e apartamenteve pa nisur ndërtimet në terren.

Në zyrën e shitjeve, këtë mëngjes ka nisur shitja në ajër me çmime të ngjashme me ato të zonave më të kërkuara në Tiranë.


Një garsoniere me sipërfaqe 63-64 metër katrorë, ende e pandërtuar nis me çmimin 110 mijë euro, ndërsa apartamentet më të mëdha shiten në vlerën e 1.2 milionë eurove.

Top Channel raporton se agjentët e kompanisë thonë se brenda 3 muajve të ardhshëm do të merret leja dhe do të nisin punimet.

Projekti është cilësuar si afera korruptive më e madhe e 30 viteve të fundit. /Telegrafi/