LAJMI I FUNDIT:

Çitaku për ngjarjet në veri: Kryeministër çka po ndodhë, a po kalon Serbia?

Çitaku për ngjarjet në veri: Kryeministër çka po ndodhë, a po kalon Serbia?

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas ngjarjeve të sotme në veri të vendit, ku është raportuar për shpërthime e të shtëna me armë.

Çitaku ka potencuar se “Qeveria po na mban në terr informativ”.


“Lajmet e vetme për zhvillimet në veri të vendit po i marrim nga mediat. Kryeministër çka po ndodhë? A ka pasë eksplodime ? A ka pasë ndjekje të personelit të KQZ-së? Fol Kryeministër, a po kalon Serbia?”, ka shkuar ajo në Fcaebook.

Dy shpërthime dhe të shtëna janë dëgjuar pasditen e sotme në veri të vendit, ndërsa, lokacioni i saktë ende nuk dihet, as nëse ka pasur ndonjë të lënduar. Kjo besohet se ka të bëjë me tentativat e zyrtarëve të Komisionit Qendror Zgjedhor për të mbërritur te zyrat e KQZ në komunat veriore të vendit.

Burime të KosovaPress kanë bërë të ditur se në Zveçan është aktivizuar alarmi, ndërsa forca të shtuara të EULEX-it janë pranë urës së Ibrit.

Policia e Kosovës së bashku me zyrtarët komunalë të zgjedhjeve të katër komunave veriore, sot kanë shkuar në zyrat komunale. Kjo ka qenë e paralajmëruar në mbledhjen e së hënës të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku ishte bërë e ditur se ende nuk kanë pranuar plan operativ nga Policia e Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Kalo në kategori