Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel, e ka përcaktuar Samitin e Tiranës mes vendeve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, si një mbledhje, e cila ka shkruar historinë dhe prej së cilës, në të njëjtën tryezë, vendet e BE-së dhe ato ballkanike, kanë marrë angazhime konkrete. Teksa, ka folur edhe për ndikimin e luftës Ukrainë- Rusi dhe ka shtuar se çështja e emigracionit vazhdon të mbetet problem edhe pse ka progres.
Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel, e ka përcaktuar Samitin e Tiranës mes vendeve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, si një mbledhje, e cila ka shkruar historinë dhe prej së cilës, në të njëjtën tryezë, vendet e BE-së dhe ato ballkanike, kanë marrë angazhime konkrete.
Sipas Presidentit të Këshillit Europian, Michel, mbledhja e sotme mban hapa shtesë të rëndësishëm në rrugën e integrimit.
“Ne shkruajmë historinë sepse për herë të parë kjo mbledhje u organizua në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Për herë të parë liderët e BE dhe Ballkani Perëndimor janë në të njëjtën tryezë. Kjo mbledhje është deklarata që shoqërojnë punimet tuaja. Është e rëndësishme sepse përmban hapa shtesë në rrugën e integrimit. Kam pak emocion që jam në këtë tribunë në Tiranë”, ka thënë ai.
Teksa ka thënë se e gjithë kjo, për një të ardhme më të sigurt dhe më të begatë të fëmijëve në kontinentin e vjetër.
Detyrat që duhet realizuar sipas Michel janë disa, fillimisht përmendi një angazhim konkret për uljen e tarifave roaming, me një projeksion të zerimit të tyre deri në vitin 2027, është nënshkruar.
“Kjo do të bëjë të mundur një lehtësi shumë të madhe për turizmin e ndërsjellët dhe do të hapë rrugë të reja mes vendeve”, ka thënë ai.
Teksa ka theskuar se u diskutua edhe për agresionin rus në Ukrainë, që sipas tij kurrsesi nuk mund të qëndronte jashtë diskutimeve, me gjithë sfidat që paraqiten për Evropën dhe rajonin.
Teksa, ka shtuar se lufta mes Rusisë dhe Ukrainës ka pasur pasoja të rënda në fushën e energjisë dhe furnizimint me ushqim.
Tutje, Michel ka thënë se e ardhmja e fëmijëve tanë do të jetë më e sigurt me Ballkanin perëndimor në Europë.
“E ardhmja e fëmijëve tanë do të jetë më e sigurt me Ballkanin perëndimor në Europë. Progrese konkrete janë realizuar për të përballuar bashkë pasojat e sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës. Kjo luftë ka pasur pasoja të rënda në fushën e energjisë, furnizimit me ushqim”, u shpreh ai.
Mbi këtë dhe impaktin e madh ekonomik, Michel ka siguruar sërish se do të ketë mobilizim të BE-së karshi Ballkanit, për të luftuar të gjitha pasojat e sjella nga ky sulm.
“Migrimi është një temë shumë e vështirë për t’u trajtuar”, theksoi ai.
Duke folur për çështjen e emigracionit, ai tha se kjo është një temë sfiduese, por shtoi se është bërë progres.
“Kjo është një temë sfiduese dhe ne përballemi me vështirësi dhe me rritjen e shifrave. Ky bashkëpunim me BP është thelbësor. Patëm mundësi që të shënonim një lloj progresi për të harmonizuar politikën e vizave. Do të duhet të bëjmë progres të mëtejeshme për të normalizuar më tej këtë situatë”, tha Michel në konferencën e drejtpërdrejtë.
Ndër këto pika, linjëzimi i vizave, është ai që mbart rëndësinë më të madhe.
Sipas presidentit të KiE-së, pavarësisht përballjes me vështirësi, progres i mirë është bërë për politikat e vizave. Mandej, vendime të tjera mbi çështjen, të cilat do të vendosen në tryeza të ardhme, do të merren.
Në fund të takimeve, duke falënderuar mikpritësin, kryeministrin shqiptar, Edi Rama, por edhe gjithë partnerët e Ballkanit Perëndimor, me shumë besim për gjeneratën e sotme evropiane, për t’u përballur me vështirësitë ekonomike dhe digjitale, Michel e mbylli fjalën e tij me lëvdata për Shqipërinë.
I pyetur nga mediat shqiptare se përse u zgjodh Tirana, Michel theksoi se ishte vendi i duhur, ndërsa përgëzoi kryeministrin Rama dhe qeverinë shqiptare për organizimin e një eventi kaq madhështor në një kohë kaq të shkurtër.
“Sepse para disa javësh u propozua të bëhej ky Samit këtu, dhe përpara se ta vendosim, Tirana dukej si vendi i duhur. Ju falënderoj ju kryeministër, se ishte shumë mbresëlënëse, në kaq pak kohë ju bëtë një gjë kaqa të madhe. Jo vetëm që ishte e mirë për Shqipërinë, por kemi një sinjal të qartë që ne u përçojmë qytetarëve të Ballkanit perëndimor, ne jemi të bindur se e ardhmja jonë është e përbashkët”, ka theksuar ai.
Ndërkohë që Von der Leyen theksoi se Shqipëria ka marrë 85 milionë euro mbështetje të drejtpërdrejtë për energjinë, si dhe po financohen disa projekte, mes tre parku i madh fotovoltaik.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës