LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa thotë se vuan nga ‘sindroma e mashtrimit’

Dua Lipa thotë se vuan nga ‘sindroma e mashtrimit’
Dua Lipa (Foto: Reuters)

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ka dhënë së fundmi një intervistë për The Sun.

Krijuesja e hitit “Levitating” gjatë rrëfimit ka pranuar se vuan nga sindroma ‘Imposter’ apo sindroma e mashtrimit, e cila ka të bëjë me mungesën e vetëbesimit.


27-vjeçarja tutje shtoi se gjen frymëzim tek artistët apo yjet e famshëm që vuajnë ngë vetëdyshimi.

Dua Lipa (Foto: Getty Images)

“Shumë herë frymëzohem nga artistët që kanë vetëdyshim dhe e kanë njëfarë errësire brenda vetes. Dhe më pas çuditem me veten, pse më duhet të ndiej kaq shumë dhimbje për të qenë e zonja në punën që e bëj. Nganjëherë sindroma e mashtrimit ndikon keq në mua. Veçanërisht kur jam duke shkruar këngë”, tha ajo.

Dua Lipa në një intervistë për “The Sun”: Është koha të çlirohemi nga shtypja e meshkujve
Lexo po ashtu Dua Lipa në një intervistë për “The Sun”: Është koha të çlirohemi nga shtypja e meshkujve

Ylli i muzikës pop theksoi se frikësohet që aktrimi i saj nuk do të jetë në nivelin e duhur, sidomos kur është nën presion për t’i portretizuar gjendjet emocionale para kamerës.

Sa i përket paraqitjes në filmin “Argylle”, Lipa vazhdoi duke thënë: “Ishte shumë emocionuese. Por, për mua këta janë hapat e parë në aktrim. Kjo është mënyra më e mirë për ta zbuluar veten.
Frika ime më e madhe do të ishte ta merrja një rol të madh dhe ta kuptoja se tani e tutje më duhet të jem aktore e vërtetë dhe t’i ndiej të gjitha këto emocione të ndryshme në kamerë”.

View this post on Instagram

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

“Derisa jeni duke krijuar diçka, ju këshilloj që të argëtoheni gjatë këtij procesi. Frika vjen atëherë kur është koha e publikimit t të atij projekti, sepse nuk je e sigurt nëse njerëzit do ta pëlqejnë punën që e ke bërë. Kështu ndihem unë për muzikën. Derisa jam duke shkruar këngë ndihem shumë mirë dhe jam në botën time, duke krijuar diçka që më bënë shumë krenare. Ti dëshironi të bësh diçka që nuk e ke bërë më parë dhe dëshiron ta sfidosh veten dhe të eksplorosh gjëra të ndryshme përmes punës. Mund t’i mbylli mediat sociale dhe të fokusohem te vetja. Në atë moment, unë po bëj diçka që e dua”, përfundoi këngëtarja.

Dua javën e kaluar mbylli turneun e “Future Nostalgia” me një performancë në Shqipëri, për ndër të 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Në trend Magazina

Më shumë
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Oriola Marashi e

Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës

Magazina
Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Kalo në kategori