Fëmijë me prindërit duke ecur të shkujdesur përpara këtij posteri që paralajmëron mbajtjen e samit të BE-s, mbase pa e kuptuar se të martën e 6 dhjetorit Tirana për pak orë, do të kthehet në kryeqytetin e Evropës.
Pak metra më tutje, përgatitjet vazhdojnë për të mikëpritur të gjithë udhëheqësit e vendeve anëtare të BE-s në samit e BE-s në Ballkanin Perëndimor, një ngjarje e rrallë historike për historinë moderne të Shqipërisë.
Mbajtja e këtij samiti në Tiranë, shihet si një kthim mëndje të BE-s ndaj Ballkanit Perëndimor pas një përgjumje e ulje shpejtësie me zgjerimin. Rreth orës 9:15 në këtë pjesë të Sheshit Italia, kryeministri Edi Rama do të presë udhëheqësit e BE.
Diskutimet e këtij samiti, i pari këtij lloji mes BE dhe Ballkanit Perëndimor, nis në orën 10:00 nga ku agjenda parashikon të flitet për çështje që lidhen me pasojat e agresionit rus në Ukrainë, forcimi sigurisë në përpalljen me influencat e huaja e ato të emigracionit. Përfshi marrjen e vendimit për heqjen e tarifave roaming për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Sikurse edhe në samitet e shkuara, në Bruksel apo vende të tjera, siguria kthehet në një sfidë më vete.
Me kërkesë të ekspertëve të sigurisë të BE për mbarëvajtjen e samit, ata kanë kërkuar dy rrathë sigurie. Një të gjerë i cili nis nga ish hotel Dajti dhe përfund në afërsi të kodrave të liqenit. Ndërsa tjetri më i ngushtë rrethon të gjithë perimetrin e zonës ku do të mbahet samiti.
Policia do rrethojë stadiumin Air Albania, dhe hotelin ku Liderët nga 44 shtete do të mblidhen për këtë samit.
Insistimit të opozitës për të protestuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” drejtori përgjithshëm i policisë së shtetit Muhamet Rrumbullaku publikisht i tha “Jo”.
“Policia e Shtetit nuk e ndalon protestën e lajmëruar, por garanton mbarëvajtjen e saj jashtë perimetrit të sigurimit. Arsyeja do të fitojë mbi emocionet e kujtdo”- tha Rrumbullaku.
Me gjasa policia do lejojë tubimin e opozitës në sheshin Skënderbej, atje ku sugjeroi edhe Bashkia e Tiranës.
Në Tiranë nga departamenti media i Komisionit Evropian kanë ardhur dy zonja të cilat po kujdesen edhe për detajet se ku do të qëndrojë 600 gazetarë shqiptarë e të huaj akredituar për samitin. /Tch/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025