LAJMI I FUNDIT:

Sa të janë të rëndësishme negociatat për kompanitë? – sonte në “7 Ditë me Panxhën”

Sa të janë të rëndësishme negociatat për kompanitë? – sonte në “7 Ditë me Panxhën”

Emisioni 7 Ditë me Panxhën sonte vjen me tema të ndryshme që natyrisht mëtojnë të shtjellojnë çështje që ndërlidhen me ekonominë dhe biznesin.

Kryetema e emisionit 76 në “7 Ditë me Panxhën” është “Rëndësia e Negociatave për Kompanitë”.

Për këtë temë, i ftuar do të jetë konsulenti për Zhvillimin e Biznesit Ndërkombëtar dhe Negociatave, Habib Chamoun-Nicolas, ku do të trajtohen ide dhe shpjegime të ndryshme të qasjes në negociata bazuar në librat e profesorit Chamoun-Nicolas.


Po ashtu, e ftuar në studio do të jetë edhe Blinera Osmanin, e cila është Juriste në Shoqërinë e Avokatëve “Sejdiu & Qerkini” SHPK, për të diskutuar rreth rregullimeve ligjore të qeverisjes korporatave.

Prandaj, sonte prej orës 20:45, në Klan Kosova dhe në Youtube ju ftojmë ta ndiqni “7 Ditë me Panxhën”.