LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa shihet me një dukje sportive në New York pas përfundimit të turneut “Future Nostalgia” me një koncert madhështor në Tiranë

Dua Lipa shihet me një dukje sportive në New York pas përfundimit të turneut “Future Nostalgia” me një koncert madhështor në Tiranë

Dua Lipa u pa me një dukje të thjesht teksa doli nga hoteli i saj në New York për t’u nisur drejt aeroportit të enjten (1 dhjetor).

Këngëtarja, 27 vjeçe, kishte veshur një xhaketë sportive të gjelbër nën një xhaketë lëkure të zezë, të cilën e bashkoi me një palë pantallona të zeza të gjera.


Ajo mbante një çantë të kaltër në pjesën e përparme të saj dhe mbronte sytë pas një palë syze dielli të errëta.

Ylli i pop-it zgjodhi një palë atlete të rehatshëm të bardha dhe mbante një kapele bejsbolli të New York Yankees.

Ylli i lindur në Londër nga prindër shqiptar,  u zhvendos me familjen e saj në Prishtinë pasi Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008, por më vonë u rikthye në Londër si adoleshente për të ndjekur një karrierë në muzikë.

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj e cilësoi atë si një ‘vajzë të thjeshtë’ që i ka bërë ‘krenari të madhe’ vendit.

“Është kënaqësi e veçantë të pres sot artisten e madhe Dua Lipa. Them artiste e madhe, por është edhe një vajzë e thjeshtë, që na ka dhënë krenarinë më të madhe neve, Shqipërisë, Kosovës dhe kudo ku ka shqiptarë në botë. Rinia shqiptare është shembull dhe burim frymëzimi për ju dhe ju keni treguar se ëndrrat mund të arrihen duke punuar më shumë”, tha Begaj.

“Nesër festojmë 110 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë dhe sot është mbajtur mbledhja e përbashkët e Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës. Arti ndonëse nuk ka lidhje me politikën, ai i bashkon të gjithë njerëzit dhe me artin tuaj na keni bërë bashkë në këtë vit jubilar! Me këtë rast, kam kënaqësinë t’ju jap shtetësinë shqiptare”, u shpreh presidenti i Shqipërisë.

Pas ceremonisë, këngëtarja e “Levitating” u shfaq në rrjetet sociale për të njoftuar miliona ndjekësit e saj në Instagram për lajmin teksa falënderoi Presidentin dhe Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

“Faleminderit President Bajram Begaj dhe kryetaren Erion Veliaj për këtë nderë. Mora shtetësinë time shqiptare!”, ka thënë Dua.

Ylli i muzikës gjithashtu mbajti një koncert madhështor në sheshin “Skënderbej” në Tiranë më 28 nëntor. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Zanfina Ismaili e revoltuar: Vrasje vëllazërore, dhunë ndaj gruas e shtet i korruptuar - kiameti nuk është larg

Zanfina Ismaili e revoltuar: Vrasje vëllazërore, dhunë ndaj gruas e shtet i korruptuar - kiameti nuk është larg

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Videot ironizuese të Rina Krasniqit me këngët dhe tekstet e estradës bëhen virale në rrjetet sociale

Videot ironizuese të Rina Krasniqit me këngët dhe tekstet e estradës bëhen virale në rrjetet sociale

Magazina
Dua Lipa publikon albumin e tretë

Dua Lipa publikon albumin e tretë "Radical Optimism"

Magazina
Kalo në kategori