LAJMI I FUNDIT:

Punëtorët e ndërtimtarisë në Zvicër do të fitojnë 150 franga në muaj më shumë

Punëtorët e ndërtimtarisë në Zvicër do të fitojnë 150 franga në muaj më shumë

Punëtorët e ndërtimit në Zvicër do të kenë rritje të pagave prej 150 franga, duke filluar nga viti i ardhshëm.

Shefat e ndërmarrjeve të ndërtimit dhe sindikatat kanë gjetur zgjidhjen në mosmarrëveshjen e mprehtë të punës, e cila po përshkallëzon, bëjnë të ditur shoqatat dhe sindikatat e mjeshtërve të ndërtimit.

Delegacionet negociuese të Shoqatës së Ndërtuesve të Zvicrës (SBV) dhe sindikatat Unia dhe Syna kanë rënë dakord të martën mbrëma për një rezultat, pas negociatave intensive.


Pjesë e rezultatit janë thjeshtimet në organizimin e orarit të punës dhe përmirësimet që rrisin atraktivitetin e sektorit të ndërtimit.

Kështu, si rezultat i negociatave, duke filluar nga 1 janari 2023, paga aktuale do të rritet me 150 franga dhe paga minimale me 100 franga, raporton Albinfo.

Kontrata e re në nivel vendi, lidhet për tre vjet.

Rezultati i negociatave ende duhet të miratohet nga organet vendimmarrëse të të dyja palëve. /Telegrafi/