LAJMI I FUNDIT:

Estonia nxjerrë në qarkullim monedhën e re dy euro për të mbështetur Ukrainën

Estonia nxjerrë në qarkullim monedhën e re dy euro për të mbështetur Ukrainën

Banka e Estonisë po emeton dy milionë monedha 2 euroshe me një dizajn të veçantë në mbështetje të Ukrainës, të cilat do t’u dërgohen bankave dhe shitësve me pakicë dhe do të hyjnë në qarkullim.

Monedha gjithashtu mund të blihet si një produkt përkujtimor dhe të ardhurat do të mbështesin Ukrainën.

“Kjo monedhë u kujton njerëzve se liria është vlera më e lartë dhe ajo ka një çmim shumë të lartë”, tha Guvernatori i Eesti Pank, Madis Müller.


“Ukraina aktualisht po lufton me një luftë me koston e jetës së njerëzve të saj për vlerat e përbashkëta të hapësirës kulturore evropiane dhe na takon ne të vazhdojmë t’i mbështesim ata në këtë”, shtoi ai.

Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas shkroi në Twitter se monedhat e reja “do të jenë një kujtesë e përditshme e luftës së Ukrainës për liri dhe të ardhmen e saj në BE”.

Monedha e re prej dy euro përmban fjalët “Slava Ukraini” dhe tregon një vajzë që mbron një zog në dorë, si një simbol i butësisë; dhe dizajni përmban gjithashtu një kalli gruri.

Monedha ishte dizajnuar Daria Titova, e cila erdhi në Estoni si refugjate nga Kharkiv. Ajo studion në Akademinë e Arteve të Estonisë.

Gjithsej dy milionë monedha janë prerë nga Minti i Finlandës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Sogojeva: Nuk ka pasur largime masive të punëtorëve pas heqjes së vizave

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Sogojeva: Nuk ka pasur largime masive të punëtorëve pas heqjes së vizave

Ekonomi
Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?

Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?

Ekonomi
Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024

Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024

Ekonomi

"PASAPORTA MEET & GREET" me 18 janar ekskluzivisht në CINESTAR MEGAPLEX në Prishtina Mall

Ekonomi
Spanja planifikon taksën qind për qind për shtëpitë e blera nga banorët që nuk janë shtetas të vendeve anëtare të BE-së

Spanja planifikon taksën qind për qind për shtëpitë e blera nga banorët që nuk janë shtetas të vendeve anëtare të BE-së

Botë
Zbritje deri në 70% në Central Park – Mos e humbisni!

Zbritje deri në 70% në Central Park – Mos e humbisni!

Ekonomi
Kalo në kategori