LAJMI I FUNDIT:

Kardiokirurgu shqiptar në Zvicër shprehet i gatshëm ta ndihmojë Kosovën në transformimin e shëndetësisë

Kardiokirurgu shqiptar në Zvicër shprehet i gatshëm ta ndihmojë Kosovën në transformimin e shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të mërkurën se thirrjes së tyre për profesionistët mjekësorë që jetojnë në mërgatë, së fundmi i është përgjigjur një mjek.

Bëhet fjalë për Omer Xhemajlin, drejtor i Klinikës Universitare të Kardiokirurgjisë në Zürich, i cili është shprehur i gatshëm të ndihmojë në zhvillimin profesional të stafit mjekësor për transformimin e sistemit shëndetësor të Kosovës.


“U. d. Ministrja e Shëndetësisë, Dr. Dafina Gexha-Bunjaku ka takuar përmes platformës virtuale mjekun e mirënjohur shqiptar, Drejtorin e Klinikës Universitare të Kardiokirurgjisë në Zürich, Prof. Dr. Omer Xhemajli”, thuhet në njoftimin për media.

“Në këtë takim, u bisedua për mundësinë e bashkëpunimit dhe mbështetjen në sistemin shëndetësor të Kosovës, kryesisht në atë forcimit dhe zgjerimit të shërbimeve klinike në Kardiologji dhe Kardiokirurgji. Ministrja Gexha theksoi rëndësinë e zhvillimit profesional të stafit mjekësor për transformimin e sistemit shëndetësor të Kosovës dhe mbështetjen që Profesor Xhemajli mund të jap në këtë drejtim duke ofruar ekspertizë për avancimin e kuadrove tona mjekësore”.

Xhemajli theksoi se është i gatshëm të jetë afër MSh-së dhë ShSKUK-së për të ndarë përvojën e tij dhe për të ofruar mbështetjen në përpjekjet për të ndërtuar shërbimet efikase dhe moderne klinike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori