LAJMI I FUNDIT:

Sheiku po ia bënte me dorë tifozes braziliane, reagimi i gruas së tij ishte epik – ‘sa të kthehet në shtëpi’

Sheiku po ia bënte me dorë tifozes braziliane, reagimi i gruas së tij ishte epik – ‘sa të kthehet në shtëpi’

Ngjarjet në tribunat e stadiumeve në Katar po bëhen gjithnjë e më interesante, derisa zhvillohet Kupa e Botës.

Përveç tifozëve të bukur që tërheqin vëmendjen me paraqitjen e tyre, në internet shfaqen çdo ditë situata interesante, të pazakonta apo humoristike nga tribunat.

Një moment i tillë është kapur nga një tifoze braziliane gjatë ndeshjes së Brazilit dhe Zvicrës, transmeton Telegrafi.


Gjegjësisht, ajo ishte duke filmuar publikun dhe për një moment ish-emiri i Katarit, Sheikh Hamada bin Khalifa AI Thani, pasuria e të cilit llogaritet në më shumë se dy miliardë dollarë, qeshi me zemër dhe ia bëri me dorë asaj.

Megjithatë, vetëm pak metra larg tij qëndronte me krenari bashkëshortja e tij, Moza bint Nasser.

Kur e kuptoi se çfarë po ndodhte, ajo e shikonte të shoqin për disa çaste me një shprehje serioze në fytyrë.

Më pas edhe ajo ia bëri me dorë fansave, dhe më pas shikoi sërish sheikun, i cili nuk po i kushtonte shumë rëndësi asaj që po ndodhej pranë tij.

“Nuk mendoj se do të jetë kaq i buzëqeshur kur të kthehet në shtëpi”, është vetëm një nga komentet poshtë postimit.

Moza njihet si një grua me stil dhe një nga zonjat që vishet më së miri në Lindjen e Mesme. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Kanali papritmas bëhet i kuq në Argjentinë

Kanali papritmas bëhet i kuq në Argjentinë

Interesante
Porositi vegla pune në një dyqan të njohur online, por ato i vijnë vetëm në letër - bëhet virale historia

Porositi vegla pune në një dyqan të njohur online, por ato i vijnë vetëm në letër - bëhet virale historia

Fun
U largua mes zjarreve të fundit, banori i Los Anxhelosit u kthye në shtëpi për të gjetur “një mysafir interesant” në një nga hapësirat e saj

U largua mes zjarreve të fundit, banori i Los Anxhelosit u kthye në shtëpi për të gjetur “një mysafir interesant” në një nga hapësirat e saj

Interesante
Gjendet pas 100 vjetëve filmi pa zë i Abraham Lincolnit

Gjendet pas 100 vjetëve filmi pa zë i Abraham Lincolnit

Interesante
Interneti

Interneti "pushtohet" nga teoritë konspirative - një seri librash e shekullit të 19-të thuhet të ketë parashikuar zgjedhjen e Trumpit

Interesante
Ishte thënë se macet vrasin 700 milionë zogj në vit, qeveria skoceze konfirmon se nuk do të ndalohen këto kafshë shtëpiake

Ishte thënë se macet vrasin 700 milionë zogj në vit, qeveria skoceze konfirmon se nuk do të ndalohen këto kafshë shtëpiake

Interesante
Kalo në kategori