LAJMI I FUNDIT:

Burri kërkon ndihmë nga gjashtë persona për të shtyrë Ferrarin e tij të bllokuar

Burri kërkon ndihmë nga gjashtë persona për të shtyrë Ferrarin e tij të bllokuar

Mund të jetë e turpshme të kërkoni ndihmë nga të huajt kur makina juaj prishet. Tani, imagjinoni sa më keq do të ndiheni nëse keni nevojë për të shtyrë në ndezjen e Ferrarit F50 tuajin. Kjo është pikërisht ajo që ndodh në këtë video të shkurtër.

Videoja e shpërndarë nga një llogari në Instagram, paraqet momentin kur njerëzit veçse i dhanë të shtyrën Ferrarit, por nuk e dimë se si fillojnë gjërat.

Gjashtë djem e shtyjnë modelin F50 në rrugë. Trafiku është mjaft i lehtë gjë që e bënë këtë punë shumë më të lehtë, sepse ata kanë mjaft hapësirë për ta bërë automjetin të lëviz, transmeton Telegrafi.


View this post on Instagram

A post shared by ?????? ???́????? ?????? ?? ?? (@exoticsbrazil)

Pasi Ferrari është gati, shoferi niset dhe motori V12 bën zhurmë. Ai ia bënë me dorë djemve dhe iu thotë faleminderit duke nisur automjetin, me pak tym që del nga rrotat mbrapa.

Ferrari F50 debutoi në Motor Show në Gjenevë të vitit 1995 për të shënuar pesëdhjetëvjetorin e Prancing Horse. Për t’i mbajtur ato të veçanta, marka bëri vetëm 349 shembuj.

Dekada përpara Mercedes-AMG One, F50 vendosi një motor të rrjedhur nga Formula 1 në një supermakinë në rrugë. /Telegrafi/