LAJMI I FUNDIT:

Turistja ngufatet në Spanjë nga plaçkitësi derisa humb vetëdijen, i dalin në ndihmë punonjësit e hotelit – hajni largohet duarthatë

Turistja ngufatet në Spanjë nga plaçkitësi derisa humb vetëdijen, i dalin në ndihmë punonjësit e hotelit – hajni largohet duarthatë

Ky është momenti kur një turiste e cila kishte shkuar në një aheng dhe po kthehej në një resort në Malaga të Spanjës, ngufatet nga një hajdut derisa humb vetëdijen.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur një burrë e kap për fyti viktimën – që ishte shtetase gjermane, të cilën e shtrëngon fort për shtatë sekonda derisa ajo humb vetëdijen, transmeton Telegrafi.


Sulmi i tmerrshëm ka ndodhur orët e para të mëngjesit të 19 nëntorit, derisa kjo turiste gjermane po kthehej në resort ku po qëndronte.

Në anën tjetër policia ka njoftuar se është vënë në kërkim të sulmuesit. Ndërkaq sapo viktima humbi vetëdijen, hajni shihet duke ia kontrolluar xhepat – në kërkim të parave.

Për fat të mirë ishin punonjësit e hotelit që dëgjuan “orvatjen” dhe vrapuan në drejtim të vendit ku ndodhi sulmi – duke e detyruar hajnin të largohet duarthatë.

Ajo çfarë gëzoi më shumë punonjësit e hotelit kur mësuan se viktima arrin të këndellet dhe të ngritet në këmbë. Fillimisht dukej sikur ajo kishte mbetur e vdekur nga ngufatja. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte

Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte "seks të panatyrshëm", gjykatësi: Nuk është krim në martesë

Azia
Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Evropa
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
SHBA dhe shumica e vendeve të BE-së bojkotojnë inaugurimin e Putinit për shkak të luftës në Ukrainë

SHBA dhe shumica e vendeve të BE-së bojkotojnë inaugurimin e Putinit për shkak të luftës në Ukrainë

Evropa
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Botë
Kalo në kategori