LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa: Duhet ta ndryshojmë stigmën që kanë njerëzit ndaj shqiptarëve

Dua Lipa: Duhet ta ndryshojmë stigmën që kanë njerëzit ndaj shqiptarëve
Dua Lipa (Foto: Facebook)

Këngëtarja me renome ndërkombëtare, Dua Lipa, ka mbajtur sot (e hënë) një konferencë për media përpara koncertit në sheshin “Skënderbej”.

Ajo ka dhënë një mesazh të fortë përgjatë kësaj, gjersa ishte e rrethuar me gazetarë e pranë kishte edhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn.


Artistja e famshme theksoi se duhet të ndryshohet stigma ndaj ndaj shqiptarëve, lidhur me përcaktimet ofenduese dhe raciste nga sekretarja e brendshme britanike, Suella Braverman.

Dua Lipa në konferencë në Tiranë (Foto: Facebook)

E njëjta shtoi se shqiptarët duhet të pranohen si rezidentë në çdo shtet që mund të shkojnë.

Përpara performancës në sheshin “Skënderbej”, Dua Lipa: Mezi po pres që të kalojmë 110 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë së bashku
Lexo po ashtu Përpara performancës në sheshin “Skënderbej”, Dua Lipa: Mezi po pres që të kalojmë 110 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë së bashku

“Turneu ka shkuar shumë mirë, 94 shfaqje bëhen sonte. Jam e emocionuar dhe mezi po pres me pa se çfarë do të ndodhë. Është një fatkeqësi e madhe si shihemi ne në sytë e politikanëve të tjerë, janë fjalë të pakëndshme, mendoj që kemi nevojë me luftu ksenofobinë në botë, nga të gjitha racat, është e nevojshme, ne duhet ta ndryshojmë stigmën që kanë njerëzit ndaj shqiptarëve, kjo është ajo që mund të bëjmë, pak e nga pak. Kemi nevojë të pranohemi si rezidentë në çdo shtet ku mund të shkojmë, është shumë e rëndësishme të hiqen stigmat”, u shpreh 27-vjeçarja.

Dua Lipa në konferencë në Tiranë (Foto: Facebook)

Krijuesja e hitit “One Kiss” tutje tha se është shumë e lumtur që do të performojë sonte në Tiranë për 110 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Ajo ditën e djeshme (e diel) mori nënshtetësinë shqiptare, duke u bërë kështu qytetarja më e re e Shqipërisë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Magazina
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Kalo në kategori