LAJMI I FUNDIT:

Al Shabab merr përgjegjësinë pas të shtënave me armë dhe një shpërthimi në një hotel pranë pallatit presidencial të Somalisë

Al Shabab merr përgjegjësinë pas të shtënave me armë dhe një shpërthimi në një hotel pranë pallatit presidencial të Somalisë

Grupi terrorist Al Shabab ka marrë përgjegjësinë për një sulm të armatosur të ndodhur në një hotel në kryeqytetin somalez.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Al Shabab tha se militantët e saj sulmuan hotelin Villa Rose, i cili ka një restorant të njohur ku qëndrojnë zyrtarë të qeverisë dhe sigurisë.


Abdi Hassan, një punonjës i qeverisë që jeton pranë hotelit, i tha agjencisë së lajmeve Associated Press se ai beson se disa zyrtarë qeveritarë ishin brenda hotelit kur filloi sulmi.

Madje sipas tij, disa u panë duke u hedhur nga muri rrethues për të shpëtuar.

Hoteli nuk është shumë larg nga pallati presidencial në qendër të Mogadishu, ku u dëgjua një shpërthim, i ndjekur nga të shtëna me armë zjarri.

Për fat të mirë nuk ka pasur të dhëna të menjëhershme për viktima.

Muajin e kaluar të paktën 120 njerëz u vranë në dy shpërthime me makina bombë në një kryqëzim të frekuentuar në Mogadishu.

Al Shabab, i cili zakonisht nuk merr përgjegjësinë kur sulmet e tij rezultojnë në një numër të lartë të vdekjeve civile, besohet se e ka kryer atë sulm, më vdekjeprurës që nga një sulm i ngjashëm në të njëjtin vend ku ishin vrarë më shumë se 500 njerëz, pesë vjet më parë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa

"Zhduken" afro 500 mijë dollarë të ndara për rindërtimin e një qyteti ukrainas

Botë
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Kalo në kategori