LAJMI I FUNDIT:

Katër nga të arrestuarit e laboratorit të kokainës në Fier, do kryenin vrasje

Katër nga të arrestuarit e laboratorit të kokainës në Fier, do kryenin vrasje

Katër të rinjtë e arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor që çoi në zbulimin e laboratorit të drogës në Fier, do të kryenin një vrasje në zonën e Dibrës.

Tv Klan ka mësuar ekskluzivisht se ky informacion i administruar nga Policia e Shtetit ka detyruar këto të fundit të ndërhyjë menjëherë duke vënë në pranga Klajdi Kodrën, Bledar Matoshin, Kid Koshenën dhe Redion Meshin.


Arrestimi i tyre u finalizua në Rrugën e Arbrit, teksa 4 të rinjtë lëviznin me një automjet tip Range Rover në pronësi të Klajdi Kodrës, ku u gjetën dhe sekuestruan 2 kallashnikov, 2 pistoleta dhe municion luftarak .

Plani për vrasjen që do kryehej nga 4 të arrestuarit u zbulua nga SPAK dhe Policia e Shtetit në bazë të përgjimeve të kryera prej muajsh në kuadër të operacionit Konsistenca, ku u sekuestruan 430 kg kokainë.

3 nga të rinjtë, konkretisht Bledar Matoshi, Kid Koshena dhe Klajdi Kodra janë emra të njohur për policinë pasi më herët kanë qenë të dënuar për vepra penale si, armëmbajtje paleje dhe plagosje e rëndë, raporton tvklan.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori