LAJMI I FUNDIT:

Homazhe, togu ceremonial i FSK në shesh, pritje nga kryeministri Kurti e ndeshje futbolli mes ushtarëve të Kosovës e Shqipërisë – agjenda shtetërore për Ditën e Flamurit

Homazhe, togu ceremonial i FSK në shesh, pritje nga kryeministri Kurti e ndeshje futbolli mes ushtarëve të Kosovës e Shqipërisë – agjenda shtetërore për Ditën e Flamurit
Foto: Arkiv

Qeveria e Kosovës në shënim të 110-vjetorit të Pavarësisë Shqipërisë ka bërë sot publike agjendën shtetërore.

Shënimi i aktiviteteve nis të dielën në ora 19:00 me shfaqen “Tri motrat” në Teatri shqiptar në Shkup.


Ndërkaq, të hënën, më 28 nëntor në ora 09:00 do të ketë homazhe te busti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti- Skenderbeu, ndërkaq në ora 10:00 homazhe tek varrezat e familjes Jashari në Prekaz.

Siç njofton Telegrafi, po të hënën, në ora 11:00 homazhe te kulla e Isa Boletinit në Mitrovicë, pastaj vizitë Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Më 28 nëntor, në ora 12:00 deri në 14:00 në sheshin e Prishtinës do të jetë togu ceremonial i FSK-së.

Po të hënën, më 28 nëntor në ora 17:00 në Muzeun Kombëtar të Kosovës do të ketë ceremoni dhe performancë për rivitalizimin praktik të folklorit muzikor në Kosovë.

Në orën 19:00 pritje e kryeministrit Albin Kurti në mensën “Ramiz Sadiku”.

Më 30 nëntor, në ora 11:00 homazhe te varri i Hasan Prishtinës në Kukës, ndërkaq aktivitetet do të përmbyllen me ndeshje futbolli mes ushtarëve të Kosovës dhe Shqipërisë nga ora 12:00 -13:00 në Kukës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori