Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) sonte në Tetovë e vazhdoi serinë e tribunave me qytetarët “Fuqishëm dhe të vendosur drejtë së ardhmes”. Në tribunë foli dhe u përgjigj në pyetjet e qytetarëve edhe kryetari i partisë dhe kryeministër Dimitar Kovaçevski.
Në pyetjet çka do të bëhet rreth rritjeve të vazhdueshme të çmimeve të ushqimit dhe karburanteve, Kovaçevski theksoi se duke pasur parasysh politikat e Qeverisë pret që viti 2023 të jetë vit i kthesës ekonomike dhe i shpresës së re. Sipas tij, deri më tani në rrethana të vështira Qeveria ka arritur ta mbajë stabil dhe të mos dështojë buxheti, të ruhet sistemi energjetik dhe të sigurohet ushqim, karburante, ngrohje dhe rrymë.
“Nëse 10 muaj më parë çështja kryesore ishte nëse do të arrijmë të sigurojmë ushqim, para, rrymë dhe naftë, sot çështja kryesore është nëse do ta kalojmë së bashku pjesën e fundit të stuhisë ekonomike apo jo. Nëse në dhjetë muajt e parë mbajtëm fort vijën ekonomike për të luftuar krizën, për vitin e ardhshëm dhe Buxhetin e ri është një ndryshim, një pikë kthese nga ku shkojmë në ofensivë. Le ta mposhtim përfundimisht krizën, të fillojmë të rritemi ekonomikisht, të rrisim standardin e jetesës dhe të sigurohemi që viti i ardhshëm të jetë më i mirë se ky. Të bëjmë ndryshime sociale me politikat tona ekonomike për tranzicion energjetik, për të ofruar mbështetje financiare dhe pikë kthese në zhvillimin e ekonomisë vendase”, tha Kovaçevski.
Kryeministri Kovaçevski theksoi se kjo krizë ekonomike dëshmoi se është me rëndësi që të kemi ekonomi të fuqishme dhe prodhimtari vendore. Për këtë fokusi i Qeverisë qëndron në pavarësinë energjetike dhe tranzicionin e sistemit për sigurimin e energjisë.
“E shihni në vepër transformimin energjetik, ku nga dielli ynë, dielli maqedonas, po pozicionohemi si qendër e ardhshme e energjisë së gjelbër në Evropë. Në këtë mënyrë, ne ofrojmë energji elektrike të gjelbër, ekologjike dhe shumë më të lirë, dhe kjo mund të shihet në vepër. Në dhjetë muajt e fundit kemi lëshuar në përdorim 27 megavat termocentrale fotovoltaike. Në këtë periudhë të shkurtër të mandatit të kësaj Qeverie. Transformimin energjetik e filluam me termocentralin Oslomej – investimi në një termocentral fotovoltaik prej 10 megavatësh, dy termocentrale 50 megavat ose 100 megavat tashmë janë duke u ndërtuar dhe përgatitur. Në vend që të prodhohet energji elektrike nga qymyri, ajo do të zëvendësohet me energjinë e diellit dhe asnjë punëtor nuk do të mbetet pa punë. Ata do të punojnë në tranzicionin energjetik”, tha Kovaçevski.
Në tribunë foli edhe kryetari i KK të LSDM-së në Tetovë, Xhika Aleksovski. Më parë tribuna me qytetarë u mbajtën në Tearcë, Bërvenicë, Zhelinë dhe Jegunoc.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake
Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin
Përkundër mbështetjes për VV-në, Berisha thotë se është i pavarur - akuzon gazetarë e analistë për tentim kapje të KPM-së
Opozita reagon ashpër pasi Besnik Berisha u zgjodh kryetar i ri i KPM-së
“Telashe” për Elon Musk, tatimet shqiptare sekuestrojnë kompaninë “Starlink Albania”
Nominoi Feride Rushitin për Nobel për Paqe, deputeti suedez: Është një dritë shprese për drejtësinë në mbarë botën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Më shkon nerva", Driloni e pranon gjatë spektaklit se lidhja me Sarën ishte lojë
Protestë masive anti-Vuçiq në Beograd
Për herë të parë, Lionel Messi emëron sipas tij sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave
Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin
Përse Jamie Foxx nuk është martuar kurrë dhe cilat kanë qenë të dashurat e tij?
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake