Një fluturim i një aeroplani të “flydubai” nga Varshava në Dubai është devijuar në aeroportin e Stambollit të Turqisë për shkak të një kërcënimi sigurie.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, zëdhënësi i transportuesit me bazë në Dubai tha në një deklaratë për Khaleej Times se fluturimi u ul i sigurt në Aeroportin Ndërkombëtar të Ankarasë të enjten, më 24 nëntor.
“Fluturimi i Flydubai FZ 1830 nga aeroporti ndërkombëtar i Varshavës (WAW) për në Dubai International (DXB) është devijuar drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Ankarasë (ESB) më 24 nëntor si masë paraprake pas pretendimeve për një kërcënim të sigurisë. Aeroplani u ul i sigurt në orën 03:17 me orën lokale dhe u përball me autoritetet lokale”, thuhet në deklaratë.
“Ekuipazhi ynë shumë i trajnuar ndoqi procedurat standarde të operimit dhe aeroplani u lirua për nisje në orën 06:47 me kohën lokale. U kërkojmë ndjesë pasagjerëve tanë për çdo shqetësim të shkaktuar në planet e tyre të udhëtimit. Siguria e pasagjerëve dhe ekuipazhit tonë janë prioriteti ynë numër një”.
Ndërkohë siç vë në pah Anadoly Agency, aeroplani bëri ulje të detyruar në aeroportin Esenboga në Ankara për shkak të alarmit për bombë.
Siç raporton më tej ky medium, ekuipazhi dhe 161 pasagjerët u evakuuan nga aeroplani ndërsa organet kompetente kryen kontrolle të detajuara të aeroplanit dhe bagazhit.
Pas kontrollit u konstatua se bëhet fjalë për alarm të rremë për bombë, pas së cilës udhëtarët dhe ekuipazhi u kthyen në aeroplan i cili vazhdoi fluturimin drejt destinacionit të planifikuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Luftë” brenda Kontinentit të Vjetër – liderët evropianë po garojnë kush do të jetë ‘zëri’ i Trumpit
Presidenti i Kolumbisë u bën thirrje migrantëve në SHBA që të japin dorëheqjen nga puna dhe të kthehen në atdhe
Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës – çfarë duhet të dijmë
Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë
"Luftë" brenda Kontinentit të Vjetër - liderët evropianë po garojnë kush do të jetë 'zëri' i Trumpit
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore
Piloti që uli me sukses një aeroplan në lumin Hudson, flet për aksidentin tragjik në Uashington
Presidenti i Kolumbisë u bën thirrje migrantëve në SHBA që të japin dorëheqjen nga puna dhe të kthehen në atdhe
Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve