LAJMI I FUNDIT:

Dardanët U19 barazojnë me Qipron në ndeshjen e fundit kualifikuese

Dardanët U19 barazojnë me Qipron në ndeshjen e fundit kualifikuese

Kosova U19 e ka mbyllur me barazim ndeshjen e tretë dhe të fundit në kuadër të grupit të 3-të në Maind Round, për kualifikimet e Evropianit 2023.

Dardanët U19 në ndeshjen e fundit të turneut kualifikues në Suedi, kanë barazuar me Qipron, 0-0.


Në pjesën e parë të përzgjedhurit e Ramiz Krasniqit luajtën më mirë, bashkëvepruan dhe e qarkulluan topin më mirë se kundërshtari dhe krijuan edhe disa raste shënimi, por sikur topin nuk donte të hynte në portën qipriote.

Edhe pjesa e dytë nisi me mbizotërim të Dardanëve por Qipro u mbrojt mjaft mirë.

Kështu pas dy humbjeve nga Ukraina (1-0) dhe Suedia (3-0), Kosova U19 e mbylli këtë rreth kualifikues me barazim.

“Kemi pasur një paraqitje shumë të mirë në këtë ndeshje. Krijuam shumë raste por nuk i realizuan. Na ka munguar qetësia para portës rivale. Djemtë kanë pasur dëshirë për fitore e kjo mbase na u hamkmor”, ka theksuar pas ndeshjes përzgjedhësi, Ramiz Krasniqi.


Kosova U19 – Qipro U19 0:0 (0:0)

Stadiumi: Linkoping Arena – Linkoping

Shikues: Disa dhjetëra

Gjyqtarë: Ion Orliç (MDA). Victor Mardari (MDA), Mark Josef (SWE) dhe Granit Maqaedonci (SWE).

K.V: Delyfer, Asimenos të Qipros e Hazrollaj, Gjokaj, I. Jashari, Hasani, Ajeti të Kosovës

Kosova U19 : Gjokaj, Miftari, Sahitaj, Miftari, Rexhepi, Ajeti(Mehaj), A. Maloku(Ajvazi), Bllaca, Brruti, Hazrollaj, I. Jashari (E. Maloku) dhe Rashica(Hasani).

Qipro U19: Kyriakou, Vinezelou, Kaiafas, Evangeleu, Themsitokleus(Tsuotsouki), Vrontis, Delyfer, Kyriakidis(Zinonos), Georgiou(Ortthodo), Dijama(Feneridis) dhe Savva.


Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Bundesliga
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Shqetësime të mëdha për Bayernin, lëndohen edhe dy yje tjerë para ndeshjes me Real Madridin

Shqetësime të mëdha për Bayernin, lëndohen edhe dy yje tjerë para ndeshjes me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Wirtz te Barcelona? Fabrizio Romano jep detajet e fundit për yllin gjerman

Wirtz te Barcelona? Fabrizio Romano jep detajet e fundit për yllin gjerman

Bundesliga
Kalo në kategori