LAJMI I FUNDIT:

Telefoni i palosshëm Honor Magic VS do të dalë në treg edhe jashtë Kinës

Telefoni i palosshëm Honor Magic VS do të dalë në treg edhe jashtë Kinës

Honor Magic VS është një smartphone i ri i palosshëm nga nën-brendi i Huaweit që në fakt është planifikuar të lansohet në treg edhe jashtë Kinës.

Ai ka një dizajn të ngjashëm me pajisjet Galaxy Z Fold të Samsung, me një ekran të madh të brendshëm të palosshëm 7.9 inç me një ekran më të vogël mbulesë 6.45 inç për përdorim kur pajisja është e palosur, transmeton Telegrafi.


“Honor Magic VS do të jetë produkti ynë kryesor i parë i palosshëm që do të debutojë në tregjet jashtë shtetit dhe ne jemi të sigurt se do të sjellë përparime të mëdha, duke transformuar mënyrën se si njerëzit në mbarë botën përdorin telefonat e tyre inteligjentë”, tha CEO i Honor, George Zhao.

Çmimet për tregun ndërkombëtar dhe informacionet e detajuara të lansimit end nuk janë bërë të ditura, por në Kinë pajisja do të fillojë nga 1,048 dollarë për modelin më të ulët të specifikuar me 8 GB RAM dhe 256 GB memorie të brendshme, dhe do të dalë në shitje më 30 nëntor. Pritet një lansim global në fillim të vitit të ardhshëm.

Për sa i përket harduerit, shtesa e re e madhe me Honor VS në krahasim me Magic V që kompania lançoi në fillim të vitit është mbështetja e stilolapsit, e ngjashme me atë që kemi parë me lapsin e S Pen të Samsung në pajisjet e saj të fundit Galaxy Z Fold. /Telegrafi/