LAJMI I FUNDIT:

Më 30 nëntor do të merret vendimi për rastin e vrasjes së hendbollistit kroat Denis Tot

Më 30 nëntor do të merret vendimi për rastin e vrasjes së hendbollistit kroat Denis Tot

Kërkoj nga gjykata që të më dënojë për atë që realisht e kam bërë, ndërsa kjo, sipas meje, mendoj edhe sipas shumë të tjerëve, gjithsesi nuk është vrasje me paramendim, deklaroi i akuzuari Anxhelo Gjorgievski, në fjalët e tij përfundimtare për rastin me vrasjen e hendbollistit kroat, Denit Tot.

I akuzuari Gjorgievski tha se në asnjë moment nuk ka dashur që ta lëndojë, ose ta dëmtojë në ndonjë mënyrë tani të ndjerin Denis Tot.

“Njëherësh, dua të them se sinqerisht më vjen keq për këtë ngjarje të hidhur dhe për gjithë atë që ndodhi, më vjen keq edhe për jetën e humbur njerëzore. Dua edhe një herë të potencoj se reagimi im ishte në gjendje afekti dhe frike. As nuk kam dashur, e as do ta lëndoja tani të ndjerin Denis Tot”, tha ai.


E akuzuara Klementina deklaroi qëndron në tërësi fjalëve përfundimtare të avokatëve të saj dhe tha se i vjen keq për ngjarjen, për të cilën, siç tha, “në asnjë mënyrë nuk desha që të ndodhë”.

“Më vjen shumë keq për ngjarjen e hidhur që ka ndodhur”, tha i akuzuari Andrej Kostovski, i cili si rrethanë lehtësuese theksoi faktin se ai vetë është paraqitur në stacionin policor për zbardhjen e rastit.

Avokatët e të akuzuarve sot kërkuan shpallje të pafajësisë, ndërsa prokurorja Tanja Trajçevska kërkoi aktgjykim.

Procesin e udhëheq gjykatësja Elena Ilievska Josifoviq, ndërsa përfaqësuese e akuzës është prokurorja Tanja Trajçevska.

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Rama surprizon Melonin për ditëlindje në Abu Dhabi

Rama surprizon Melonin për ditëlindje në Abu Dhabi

Lajme

"Probleme martesore dhe financiare"- Prokurorja tregon njërin nga motivet që quan në vrasjen e Liridona Ademaj

Drejtësi
Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Lajme
Kalo në kategori