LAJMI I FUNDIT:

Kryetarja e Tokios: Veshja e xhemperëve do të zvogëlojë faturën e energjisë dhe ngrohjes – kanë efekt të mirë termik

Kryetarja e Tokios: Veshja e xhemperëve do të zvogëlojë faturën e energjisë dhe ngrohjes – kanë efekt të mirë termik

Në kohën kur po bëhet thirrje për kursim të energjisë elektrike, kryetarja e Tokios, Juriko Koike, i ka bërë thirrje banorëve të kryeqytetit japonez që të veshin xhemperë në vend se të ngrohen në shtëpitë e tyre.

“Me përzgjedhjen adekuate, mendoj se do të mundeni dukshëm të zvogëloni shpenzimet e ngrohjes”, tha ajo duke shtuar se “bartja e këmishave dhe xhemperëve kanë efekt të mirë termik”.


“Edhe vetë veshi xhemper, e shalli gjithmonë më mbanë ngrohtë. Kjo do të na ndihmojë ta kursejmë energjinë elektrike”, shtoi ajo, transmeton Telegrafi.

Koike të njëjtën kohë theksoi se është një prej “veglave”, që banorëve të ishullit do t’ua lehtësojë mbijetesën në dimrin e ashpër.

Të njëjtën kohë Koike veçoi presidentin francez Emmanuel Macron, për të cilin tha se është lider “në veshjen e xhemperëve”.

Në Japoni ka filluar edhe fushata e ashtuquajtur “cool biz” me të cilën banorët e atjeshëm, gjatë muajve të verës veshin rroba më të thjeshta.

E tani në dimër u është bërë thirrje ta respektojnë fushatën “dimri i nxehtë”, duke veshur rroba më të trasha. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Kalo në kategori