LAJMI I FUNDIT:

Një i ri në Gjermani gjen çekun prej 4.6 milionë euro në paketimin e bonboneve Haribo, ia kthen kompanisë – ata e “shpërblejnë”

Një i ri në Gjermani gjen çekun prej 4.6 milionë euro në paketimin e bonboneve Haribo, ia kthen kompanisë – ata e “shpërblejnë”

Një burrë që mediat gjermane e kanë paraqitur si Anouar G, së fundmi ka përjetuar një situatë të pazakontë në stacionin e trenit në Frankfurt.

Në fakt, gjermani 38-vjeç po kthehej në shtëpi pas vizitës që i kishte bërë nënës, kur mbeti i habitur kur pa një çek që kishte shumën e 4.6 milionë eurove, transmeton Telegrafi.

Çekun e gjeti brenda paketimit të Haribos, i njohur për prodhimin e bonboneve, e atë e kishte lëshuar zinxhiri i marketeve Rewe, që me sa duket i kishte humbur.


“Në të ishte shifra aq e madhe, sa që nuk kam mundur ta lexojë”, tha Anouar për mediat lokale.

Ky gjerman vendosi të jetë qytetar shembull duke kontaktuar Haribon, lidhur me zbulimin e tij në stacionin e trenit.

E kur një avokat i kompanisë e kontaktoi, nga i riu nuk kërkoi që ta kthejë çekun. Në vend të kësaj, i kërkoi që ta shkatërrojë dhe t’i dërgojë një fotografi që e ka bërë një gjë të tillë.

Anouar ashtu edhe veproi, dhe disa ditë më vonë pranoi një dhuratë në shenjë falënderimi. Brenda një kutie kishte pasur gjashtë qese të vogla me bonbone të kësaj kompanie.

Ai nuk ishte edhe aq i kënaqur me dhuratën që ia kishin bërë, pasi sipas tij e kishte kursyer kompaninë nga humbja e miliona eurove.

“Mendoj se është një dhuratë paksa e lirë”, shtoi ai. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Falë rrjeteve sociale, çifti gjejnë videon e humbur të dasmës pas 57 vitesh

Falë rrjeteve sociale, çifti gjejnë videon e humbur të dasmës pas 57 vitesh

Interesante
Një burrë i dehur kishte vendosur të

Një burrë i dehur kishte vendosur të "përleshej" me një piton teksa kthehej në shtëpi - dhe sigurisht, doli humbës

Fun
Gjashtë gra por vetëm pesë palë këmbë, iluzioni optik që po i huton të gjithë

Gjashtë gra por vetëm pesë palë këmbë, iluzioni optik që po i huton të gjithë

Virale
Erërat e forta fryjnë aeroplanin gjatë aterrimit në aeroportin grek – e lëvizte anash sikur të ishte nga letra

Erërat e forta fryjnë aeroplanin gjatë aterrimit në aeroportin grek – e lëvizte anash sikur të ishte nga letra

Interesante
Burri ecën 50 kilometra nëpër stuhi për të marrë pjesë në dasmën e vajzës së tij, fiton zemrat e përdoruesve të rrjeteve sociale

Burri ecën 50 kilometra nëpër stuhi për të marrë pjesë në dasmën e vajzës së tij, fiton zemrat e përdoruesve të rrjeteve sociale

Interesante
Dy australianë kapin 'Peshkun e Ditës së Kijametit'

Dy australianë kapin 'Peshkun e Ditës së Kijametit'

Interesante
Kalo në kategori