LAJMI I FUNDIT:

Përfundon mbledhja e BDI-së, flet Ali Ahmeti

Përfundon mbledhja e BDI-së, flet Ali Ahmeti

Ka përfunduar në orët e vona mbledhja e kryesisë partiake të BDI-së. Lideri i partisë Ali Ahmeti,në pres konferencë tha se mbledhja ka kaluar në atmosferë konstruktive, ku janë diskutuar të gjitha çështjet si dhe janë adresuar kërkesat e qytetarëve.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pas përfundimit 11-orësh të mbledhjes së kryesisë së kësaj partie ka dhënë edhe një konferencë për shtyp. I pyetur për mundësinë e futjes së Aleancës për Shqiptarët në ekzekutiv, Ahmeti u përgjigj se janë në bisedime, si ai po ashtu edhe shefi i ekzekutivit Dimitar Kovaçevski, por tha se është ende herët të flitet për një epilog konkret për këtë çështje.

“Është hapur edhe kjo temë. Takimet me përfaqësues të tyre i kam bërë unë. Ka bërë takim edhe Kovaçevski me zotin Taravari. Do të shohim çfarë epilogu do të ketë nga bisedimet që do bëhen në mes të palëve. Akoma nuk është biseduar për detaje, është një proces në rrjedha e sipër. Ne si shqiptarë kemi nevojë për një unitet më të madh, të jemi pak më shumë të organizuar në drejtim të realizimit të misionit tonë kombëtar.”-tha Ahmeti.


I pyetur për reagimin e ambasadores së SHBA-së mbi zgjedhjen e kryeprokurorit të ri në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, Ahemti u shpreh se reagimi i saj ka qenë shumë parimor. Ai tha se për këtë çështje, Bashkimi Demokratik për Integrim prej vitesh po kërkon një veting gjithëpërfshirës, nga pushteti lokal deri në atë qendror.

“Prononcimi i ambasadores së SHBA-së është mjaft parimor, lufta kundër krimit dhe korrupsionit duhet të jetë e pakompromistë. Zgjedhja e organeve legjislative duhet të jenë organe të pavarura dhe në gjithë këtë kohë kemi promovuar që legjislativi duhet të jetë i pavarur dhe ne për këtë ka vite që insistojmë të bëhet veting, në të gjitha institucionet e shtetit. Ne jemi për funksionim të ligjit, jemi për veting gjithëpërfshirës i të gjitha figurave që nga pushteti lokal deri në pushtetin qendror.”- u përgjigj Ahmeti.

I pyetur mbrëmë për reagimin e ambasadores së SHBA-së mbi zgjedhjen e kryeprokurorit të ri në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, u shpreh se reagimi i saj ka qenë shumë parimor.

Ai tha se për këtë çështje, Bashkimi Demokratik për Integrim prej vitesh po kërkon një veting gjithëpërfshirës, nga pushteti lokal deri në atë qendror.

“Prononcimi i ambasadores së SHBA-së është mjaft parimor, lufta kundër krimit dhe korrupsionit duhet të jetë e pakompromistë. Zgjedhja e organeve legjislative duhet të jenë organe të pavarura dhe në gjithë këtë kohë kemi promovuar që legjislativi duhet të jetë i pavarur dhe ne për këtë ka vite që insistojmë të bëhet veting, në të gjitha institucionet e shtetit. Ne jemi për funksionim të ligjit, jemi për veting gjithëpërfshirës i të gjitha figurave që nga pushteti lokal deri në pushtetin qendror.”- u përgjigj Ahmeti.

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

Lajme
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Kalo në kategori