Kompanitë italiane në Ohër prezantuan pajisje të reja teknologjike për shuarjen e zjarreve
Përderisa në Maqedoninë e Veriut zjarret vazhdojnë të shuhen me pajisje dhe automjete të vjetra, disa madje më të vjetra se 60 vjet, në Evropë përdoren gjithnjë e më shumë metoda moderne. Dronët, sensorë të ndryshëm dhe kamera janë të përfshira si pajisje. Kompanitë italiane prezantuan pajisje të tilla në Ohër.
“Filluam duke përdorur teknologji të avancuar, duke vendosur sensorë në pemë. Këta sensorë mund të ndezin menjëherë alarm nëse diçka e pazakontë po ndodh…”, tha Giovanni Alesio, Menaxher i Projektit.
“Me dronët tanë që vendosen në një kuti, ne mund të ndërhyjmë në zjarret në pyje dhe në përgjithësi ta parandalojmë zjarrin. Në momentet kur marrim njoftim nga sensori se ka një lloj rreziku, ne mund të hedhim menjëherë dronin për të thirrur autoritetet lokale dhe për të parë se ku është rreziku dhe si mund të parandalohet…”, u shpreh Fabio DeMateis, Kompania për Dronë, Itali.
Sipërmarrësit italianë thonë se pajisje të tilla nuk janë aspak të shtrenjta dhe çdo vend mund ta përballojë atë. Në shumë vende në Itali dhe Greqi, kjo metodë tashmë po jep rezultate.
“Së pari, ne mund të ndihmojmë me dron vëzhgues, domethënë ai dron mund të fluturojë dhe të bëjë xhiro nëpër zona. Kështu mund të parandalojë menjëherë nëse shfaqet ndonjë rrezik. Mënyra e dytë është që droni mund të mbulojë një territor shumë të madh prej 49 kilometrash katrorë dhe mund të ndërhyjë menjëherë dhe të raportojë rrezik të mundshëm”, shtoi Fabio DeMateis, Kompania për Dronë, Itali.
Sipas një sondazhi të Qendrës për Komunikim Civil, 70% e gjithsej 2019 automjeteve zjarrfikëse në vend janë të shekullit të kaluar. Më të vjetrat janë të vitit 1966.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ruajtja e shumicës shqiptare në Komunën e Bujanocit, tri parti lidhin koalicion paszgjedhor
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur