Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, kërkoi nga KRRE dhe EVN-Home, të merren me kompanitë që ilegalisht kaluan nga tregu i lirë në atë të rregulluar të energjisë elektrike. Bëhet fjalë për qindra kompani që e kanë shmangur ligjin dhe kanë blerë energjinë elektrike me çmim më të lirë, duke paguar kështu TVSH më të ulët. Ende askush nuk e ka zbuluar listën e kompanive dhe jozyrtarisht mes këtyre subjekteve ka pasur edhe komuna.
“Ka dikush që do të zbulojë listën e atyre që kaluan gabimisht nga një treg i hapur në një treg të rregulluar të energjisë elektrike dhe gjithçka do të ndodhë në kohën e duhur. U kemi bërë thirrje të gjitha organeve kompetente që të veprojnë ashtu siç duhet sipas ligjit. Nëse dikush ka bërë diçka që nuk është e ligjshme, ju e dini se ku është përgjigja. Fatkeqësisht, shpesh kërkohen përgjigje nga unë personalisht dhe nga pushteti ekzekutiv, por duhet të kuptojmë njëherë e mirë se pushteti ekzekutiv është i ndarë me pushtetet e tjera dhe secili duhet të bëjë atë që e ka obligim dhe kompetencë me ligj”, u shpreh Fatmir Bytyqi – zëvendëskryeministër për Çështje Ekonomike.
Tani për tani nuk ka zgjidhje për rastin dhe jozyrtarisht këto kompani janë ende në tregun e rregulluar, në vend të tregut të lirë. Sipas kreut të EMV-së, Vasko Kovaçevski, këto kompani në tregun e rregulluar paraqesin barrë për sistemin, por edhe për çmimin për amvisëritë.
Sipas informacioneve në media, mbi dy mijë kompani, përmes themelimit të kompanive vartëse, kanë shfrytëzuar matësit e tyre dhe në këtë mënyrë janë furnizuar me energji elektrike më të lirë. Këtu bëjnë pjesë kompani industriale, tregje zinxhirore, farmaci, kazino, kompani sigurimesh, si dhe komuna.
Rasti është duke u shqyrtuar nga Policia Financiare, nga ku kanë thënë se të gjitha informacionet e grumbulluara do t’i dorëzojnë në Prokurori./Alsat
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Vritet 28-vjeçari në Tiranë, djali i ish-gjyqtarit Prendi
Analistët: Ndarja e subvencioneve në bujqësi, dëmtoi imazhin e qeverisë
Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet
Flet daja i Fitore Pacollit pasi mori grant 100 mijë euro: Fitoren e kam mbesë, kam konkurruar tri herë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian