Sulmi me raketa ndezi frikën e brendshme të Polonisë, ndërsa shtron pyetje të vështira për NATO-n
Nga: Karolina Wigura dhe Jarosław Kuisz / The Guardian
Përkthimi: Agron Shala / Telegrafi.com
Nëse historia e Evropës Qendrore dhe Lindore rishkruhet nga konflikti në Ukrainë, atëherë po ashtu po rishkruhet edhe historia e Aleancës Veriatlantike.
Dy persona u vranë mbrëmjen e së martës në territorin polak, pasi u goditën – me sa duket – nga një raketë e prodhuar nga Rusia. Presidenti amerikan Joe Biden, dhe qeveria e Varshavës, kërkuan të ulen tensionin, duke thënë – të mërkurën – se raketa ka shumë të ngjarë të mos ketë ardhur nga Rusia, por nga mbrojtja ajrore e Ukrainës.
Për Poloninë megjithatë një dilemë mbetet, ashtu siç do të duhej për çdo shtet anëtar të NATO-s, dhe veçanërisht për ata që jetojnë nën hijen e Rusisë: në fund të fundit, çfarë nëse ky, ose një incident i ngjashëm, do të rezultonte të ishte operacion i qëllimshëm rus? Çfarë mbrojtje mund të presë nga ShBA-ja dhe nga aleatët tjerë të NATO-s?
Sipas Nenit 5 të Traktatit të NATO-s, sulmi i armatosur ndaj një aleati konsiderohet si sulm ndaj të gjithëve. Por, çfarë është sulmi i armatosur? Dhe, çfarë nënkupton, në praktikë, solidariteti i NATO-s? Përgjigja që Polonia dhe anëtarët e tjerë më të vegjël të NATO-s (si dhe Kremlini) po mësojnë nga kjo duket se është – “varet”.
Mundësia e uljes së një rakete ruse në tokën polake ose në territorin e një prej shteteve baltike, rastësisht ose me qëllim, ka qëndruar pezull për nëntë muaj gjatë krizës në Ukrainë. Në epokën e dezinformimit, mund të paramendohet Moska të pranojë “aksidentin”, si dhe ministrin e Kashtëm rus Sergei Lavrov, me atë buzëqeshje karakteristike të ligësisë, duke shprehur “keqardhje”.
Pra, në çfarë mase mund të kërkojë anëtari i NATO-s se duhet të thirret në mbrojtjen e Nenit 5, pasi është shkelur integriteti territorial i organizatës? Rusia në raste të panumërta ka shkelur hapësirën ajrore skandinave – daneze dhe suedeze. Por, linjat e kuqe – të supozuara të pakalueshme të NATO-s – duken të ndryshueshme kur rrezikohet konflikti global me armë bërthamore.
Për qytetarët e Polonisë që tani kanë dy bashkatdhetarë të vdekur, kjo “varet” po fillon të tingëllojë athua se kufiri mes luftës dhe paqes qëllimisht po mjegullohet. Në ditët dhe javët e ardhshme, fqinjët e afërt të Rusisë do të zbulojnë se për çfarë në të vërtetë vlen anëtarësimi në NATO dhe mbështetja ushtarake e ShBA-së.
Është i rëndësishëm hetimi ligjor për rrethanat e incidentit të së martës. Por, problemi mbetet. Kokat e ftohta të diplomatëve, mbesim të shpresojmë, do të vazhdojnë të parandalojnë përshkallëzimin e rrezikshëm. Por, mos u habitni nëse reagojnë ndryshe kokat e nxehta në zonat urbane dhe rurale në kufi me Rusinë. Çfarë, pyesin ata tani, nëse një raketë tjetër kalon në territorin e NATO-s, duke vrarë më shumë civilë?
Në gjithë Evropën Lindore, nga kjo luftë u rizgjua frika e madhe kolektive. Makthi ynë i përsëritur është se trupat dhe armët ruse do të thyejnë përsëri kufirin polak, siç kanë bërë shumë herë gjatë 300 vjetëve të fundit. Në një sondazh të kryer – pasi Rusia pushtoi Ukrainën – 84 për qind e qytetarëve polakë thanë se kishin frikë se lufta mund të bartej në Poloni. “Për këtë mendoj çdo ditë”, i tha së fundmi Guardian-it, një burrë që jeton në kufirin polako-rus. “Ata mund të vijnë në çdo kohë. Të na vrasin në shtretërit tanë.”
Për shumicën e evrolindorëve, lufta në Ukrainë nuk shihet si ngjarje e vetme, por si proces gjithnjë në rritje i agresionit rus. Kjo pikëpamje pasqyron fatalizëm dhe mosbesim të veçantë ndaj aleatëve tanë perëndimorë. E, teksa reagimi i qeverisë polake ishte thellësisht i matur, reagimet e mediave sociale tregojnë se shumë qytetarë janë të bindur se situata sapo e ka kthyer frikën e tyre në fakt. Ankthi se jeta mund të humbet për shkak të luftës, përfshirë të atyre që jetojnë në territorin polak, tani në mënyrë tragjike është dëshmuar si gjë e arsyeshme.
Këto frika rajonale përkthehen në rezultatin e pritshëm të luftës. Për shumë polakë, si fqinjët e tyre në shtetet baltike, ekzistojnë vetëm dy skenarë të pranueshëm pas luftës në Ukrainë. E para është shkatërrimi i plotë dhe disfata e plotë e Rusisë së Putinit, e ngjashme me zhbërjen e Gjermanisë në vitin 1945. Dhe, nëse ky nuk është një opsion, atëherë ata duan të paktën përsëritje të vitit 1991, të rënies së perandorisë ruse. Nuk ka rrugë të tretë.
Me insistimin e Polonisë, NATO do të duhet të tregojë seriozisht nëse ngjarjet e 15 nëntorit kërkojnë përgatitje aktive, për përgjigje vendimtare ushtarake. Mburoja e qëndrueshme raketore në krahun lindor të NATO-s, duhet të jetë prioritet absolut. Mburoja e propozuar e kohëve të fundit, nga kancelari gjerman Olaf Scholz – për më shumë se një duzinë vendesh evropiane – është veçse fillimi. Ngjarjet aktuale duhet të përshpejtojnë kompromisin e hershëm për këtë çështje. Në vend të më shumë sanksioneve, shtetet e linjës së parë do të kërkojnë që të vendosen më shumë trupa të NATO-s dhe më shumë sisteme mbrojtëse.
Ajo që ndodhë më pas është provë për vendosmërinë e Perëndimit në ballafaqimin e Rusisë. Mungesa e veprimit do të shihet edhe një herë si tradhti, si lënia e popullit të Polonisë në nevojë, si në shtatorin e vitit 1939 kur trupat sovjetike pushtuan Poloninë nga Lindja, në partneritet me trupat naziste që pushtuan vendin nga Perëndimi. Janë të thella traumat e rajonit tonë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit
Pas tërheqjes së Gaetzit, Trump emëron një grua për Prokurore të Përgjithshme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje