LAJMI I FUNDIT:

Vjen humbja e tretë me radhë për Bad News Eagles, përballja e ardhshme ndaj ekipit më të mirë në turne fnatic

Vjen humbja e tretë me radhë për Bad News Eagles, përballja e ardhshme ndaj ekipit më të mirë në turne fnatic
(Foto: HLTV)

Ekipi shqiptar Bad News Eagles ka pësuar humbjen e tretë në turneun Elisa Masters Espoo në Finlandë.

Kësaj radhe Bad News Eagles u përball me ekipin amerikan Complexity, ku u mposhtën me rezultat të ngushtë 16-14 në mapin ‘Ancient’.


Kjo është humbje e tretë për ekipin shqiptar në turneun Elisa Masters Espoo ku janë pjesë e grupit B.

Në ndeshjen e parë bNe u takua me ekipin portugez SAW të cilët i mposhtën me rezultat 16-12, në ndeshjen e dytë pësuan humbje ndaj Astralis në vazhdime me rezultat 19-16, ndërsa në ndeshjen e tretë u mposhtën nga ekipi bullgar 500 me rezultat 16-8.

Tani Bad News Eagles mbanë rekord të ndeshjeve 1-3 (një fitore, tri humbje) dhe është shumë afër eliminimit nga turneu.

Ndeshjen e fundit në fazën e grupeve Bad News Eagles do ta zhvilloj sot (e enjte) nga ora 19:00 ndaj ekipit fnatic me renditje në vendin e 11 –të në botë.

Ndeshja do të transmetohet në kanalin zyrtar të Elisa Esports në platformën Twitch. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

Ndërkombëtare
U konfirmua largimi i tij nga Mechelen, Besnik Hasi do ta marrë drejtimin e skuadrës së madhe

U konfirmua largimi i tij nga Mechelen, Besnik Hasi do ta marrë drejtimin e skuadrës së madhe

Ndërkombëtare
De Bruyne e lë të hapur derën e largimit, befason me destinacionin e ri

De Bruyne e lë të hapur derën e largimit, befason me destinacionin e ri

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Premier League
Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Bundesliga
Ronaldo zbulon sekretin se përse Diego Maradona mbante dy orë në duar

Ronaldo zbulon sekretin se përse Diego Maradona mbante dy orë në duar

Ndërkombëtare
Kalo në kategori