LAJMI I FUNDIT:

Visar Bekaj thotë se është i nderuar që luan për Kosovën

Visar Bekaj thotë se është i nderuar që luan për Kosovën

Portieri i Kosovës, Visar Bekaj ka thënë se është nder që ka rastin të luajë për Kosovën, ku në ndeshjen ndaj Armenisë ishte edhe kapiten.

Bekaj luajti titullar te Kosova pas mungesës së portierit të parë, Arijanet Muriq dhe portierit të dytë, Samir Ujkanit.

“Është nder për mua të jem pjesë e ekipit të Kosovës. Kam qenë edhe me Guinenë kapiten”.


“E imja është të jap maksimumin në stërvitje, ndërsa vendimi i takon trajnerit”.

“Jetmir Haliti ishte i mirë në mbrojtje, ky më ra në sy. Në pjesën e dytë luajtëm shumë më mirë. Na rrezikuan vetëm një herë Armenia në pjesën e dytë. Kemi një pjesë e ekipit që mund t’i zëvendësoj lojtarët që kanë qenë”, ka thënë Bekaj. /Telegrafi/