LAJMI I FUNDIT:

Ish-diplomati polak: NATO-ja është larg aktivizimit të Nenit 5

Ish-diplomati polak: NATO-ja është larg aktivizimit të Nenit 5

NATO është ende shumë larg nga aktivizimi i Nenit 5, tha Robert Pszczel, bashkëpunëtor i lartë në Fondacionin Casimir Pulaksi dhe ish-diplomat polak.

Duke folur për Sky News, Pszczel tha se Polonia ishte e “kujdesshme për të mos ngritur aksionet dhe për të mos shkuar drejt përshkallëzimit”, transmeton Telegrafi.

I pyetur nëse sulmi i fundit mund të aktivizojë Nenin 4 apo 5, ai tha: “Mendoj se jemi shumë larg aktivizimit të Nenit 5, pasi kjo do të përfshinte një sulm të paramenduar. Presidenti Polak tha se shpresojmë se ky është një incident i izoluar, por megjithatë është serioz pasi siguria e një aleati dhe siguria e tjerëve është në rrezik”.


“Përshkallëzimi nuk është në interesin e askujt, por të njëjtën kohë nuk mund të vazhdojë më kështu. Rusia nuk mund të kërcënojë dhe të vrasë drejtpërdrejtë ose tërthorazi njerëzit në Evropë”, shtoi ai.

Ish-diplomati polak këmbënguli se pavarësisht nëse një raketë ruse goditi Poloninë apo ishte një raketë ukrainase duke u përpjekur të mbronte territorin e saj, kjo nuk do të ndodhte po të mos kishte filluar lufta e pamatur dhe barbare e Rusisë.

“Duket se në këtë moment mënyra më e mirë për ta ndaluar këtë, është të sigurohemi që Ukraina të fitojë në fushëbetejë”, shtoi Pszczel.

Neni 5 është ndoshta pjesa më e famshme e Traktatit të Aleancës Veri-Atlantike – parimi i mbrojtjes kolektive që do të thotë se një sulm ndaj një anëtari konsiderohet një sulm ndaj të gjithëve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump fali themeluesin e Silk Road, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për shitje droge

Trump fali themeluesin e Silk Road, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për shitje droge

Amerika
Dy të vdekur në sulmin me thikë në një park në Gjermani, një fëmijë mes viktimave

Dy të vdekur në sulmin me thikë në një park në Gjermani, një fëmijë mes viktimave

Evropa
Mashkull dhe grua në SHBA - çka do të thotë kjo për komunitetin LGBTQ+

Mashkull dhe grua në SHBA - çka do të thotë kjo për komunitetin LGBTQ+

Amerika
Aksion i mirëorganizuar i ukrainasve, arrijnë të eliminojnë 21 ushtarë koreano-veriorë dhe të plagosin 40 tjerë në Kursk

Aksion i mirëorganizuar i ukrainasve, arrijnë të eliminojnë 21 ushtarë koreano-veriorë dhe të plagosin 40 tjerë në Kursk

Evropa
Iraku legalizon pedofilinë

Iraku legalizon pedofilinë

Azia

"Bëhu serioz", presidenti i Panamasë reagon me nervozizëm ndaj pyetjes së "pushtimit" të kanalit nga ana e Trumpit

Amerika
Kalo në kategori