LAJMI I FUNDIT:

Në vendin ku ka ndodhur shpërthimi, arrijnë ekspertët ushtarakë polakë

Në vendin ku ka ndodhur shpërthimi, arrijnë ekspertët ushtarakë polakë

Ekspertët ushtarakë polakë kanë arritur në vendin ku ka ndodhur shpërthimi në afërsi të kufirit Ukrainë-Poloni.

Ata kanë dalë në vendin e ngjarjes për të parë nga afër mbetjet e raketave, me qëllim që të përcaktojnë se për çfarë lloji të armës bëhet fjalë dhe kujt i takon, transmeton Telegrafi.


Ndryshe sot është raportuar se dy raketa ruse kanë rënë në territorin e Polonisë, ku si pasojë kanë humbur jetën dy persona.

Pretendimet se janë raketa ruse i kanë bërë zyrtarë të inteligjencës amerikane,      që kanë folur në kushte an0nimiteti.

E menjëherë pas këtij raportimi kryeministri polak thirri takimin urgjent të Këshillit për Siguri Kombëtare.

Në anën tjetër kanë reaguar liderë botërorë si dhe kreu i Aleancës Veri-Atlantike, i cili tha se është në kontakt të vazhdueshëm me qeverinë polake. /Telegrafi/