LAJMI I FUNDIT:

Një dre hyn në një shtëpi në Wisconsin – mbetet i bllokuar për tre orë

Një dre hyn në një shtëpi në Wisconsin – mbetet i bllokuar për tre orë

Një çift nga Wisconsin tha se ata u tronditën kur një mysafir i padëshiruar hyri nga një derë xhami – mysafiri ishte një dre i rritur.

Çifti Sue dhe Richard Sujecki thanë se në momentin engjarjes ata ishin në shtëpinë e tyre në West Allis kur dëgjuan një përplasje të fortë dhe zbuluan se një dre kishte depërtuar në derën e tyre prej xhami dhe po kërkone ushqim dhomën e tyre të ndenjes.


“Nëse i tregoni dikujt, askush nuk mund të besojë se një dre i rritur është bllokuar brenda shtëpisë tuaj dhe nuk mund të dalë”, deklaroi Sue Sujecki, raporton UPI, përcjell Telegrafi.

Ata thanë se dreri vrapoi drejt katit të dytë, dhe hetoi çdo dhomë duke kërkuar për një dalje. Dreri u bllokua në shtëpinë e tyre për rreth tre orë, ndërsa çifti priste ndihmën e personelit të Departamentit të Burimeve Natyrore të Wisconsin.

“Me ndihmën e oficerëve të tjerë ne mundëm ta trembnim atë nga dhoma në të cilën ishte bllokuar dhe për shkak se i kishim të gjitha dyert e tjera të mbyllura, ne mundëm ta çonim atë përsëri në katin e parë dhe pastaj ta largojmë nëpërmjet derës së përparme”, tha Erik Anderson, zyrtar i Departamenti i Burimeve Natyrore.

Anderson deklaroi se dreri mund të jetë tërhequr në shtëpi nga një palë dekorime prej druri në formë të drerit në oborrin e çiftit. Ai shtoi se dreri mund të ketë parë reflektimin e tij në derën e xhamit dhe ka tentuar të nisë një zënkë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Rrufeja godet majën e vullkanit - shikoni videon mahnitëse nga Guatemala

Rrufeja godet majën e vullkanit - shikoni videon mahnitëse nga Guatemala

Interesante
I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

Fun
Një foto e një qilimi në Kroaci ka shkaktuar bujë të madhe në rrjetet sociale

Një foto e një qilimi në Kroaci ka shkaktuar bujë të madhe në rrjetet sociale

Fun
Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Interesante
Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Fun
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Kalo në kategori