Shitet për një shumë të “çmendur” Ferrari i vitit 2003, me të cilin Michael Schumacher u shpall kampion
Ferrari i Michael Schumacherit, që ishte fitues i titullit kampion në vitin 2003, është shitur për një vlerë të pabesueshme 13.5 milionë euro – duke thyer rekordin e mëparshëm të vendosur nga një makinë moderne e Formula 1.
Legjenda gjermane, i konsideruar gjerësisht si një nga pilotët më të mirë në historinë e F1, regjistroi gjashtë fitore nga 16 në rrugën e tij drejt kurorëzimit kampion atë vit.
Ishte i gjashti nga shtatë titujt që gjermani siguroi në karrierën e tij legjendare, dhe ai e bëri këtë gjatë drejtimit të “F2003-GA”.
Kjo makinë e famshme doli kohët e fundit në ankand në “Sotheby’s” në Gjenevë, ku u shit për shumë më tepër se vlerësimi i saj afro 10 milionë euro.
Pasi u shit në çmimin final 13.5 milionë euro, “F2003-GA” ka vendosur një rekord për shitjen më të madhe të makinave në historinë moderne të F1, duke tejkaluar 6.7 milionë funte të paguara për motorin Ferrari të Schumacher në vitin 2001 në vitin 2017.
Megjithatë, asnjëra prej këtyre makinave nuk mban rekordin e të gjitha kohërave, i cili u vendos nga “Mercedes W196R” i vitit 1954 i Juan Manuel Fangio, derisa në kohën aktuale një makinë moderene kushton afro 12 milionë euro, që e bën jo shumë të vlefshme Ferrarin e legjendës gjermane.
Mercedesi ikonik, në të cilin Fangio fitoi të dytin nga pesë titujt, u shit për 30 milionë euro në Goodwood në vitin 2013 dhe mbetet makina më e shtrenjtë në historinë e garave.
Ofertimi për automjetin e Schumacherit të vitit 2003 ishte afër të shitje për dhjetë milionë, por që më pas u bënë disa oferta dhe përfundimisht u shit për 13.5 milionë.
Megjithatë, edhe më befasuese, fituesi nuk do të arrijë ta marrë Ferrarin në shtëpi si pjesë e Programit të Klienteles së F1, i cili i sheh ata të mbajnë automjetin dhe t’ua sjellin klientëve për përdorim ditor në nëntë pista në të gjithë Evropën dhe ShBA-në.
Makina do t’u dorëzohet atyre në një nga këto qarqe në një datë të paracaktuar dhe gjithashtu vjen me servisim, stërvitje nga ish-pilotët e garës më të shpejtë në botë për makina dhe asistencë teknike.
Një fizioterapist dhe masazhator është gjithashtu në dispozicion për pronarin sipas kërkesës si pjesë e paketës unike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Spanja e bëjnë të kryer: Rashford te Barcelona, zbulohen edhe kushtet e kontratës
Ylli i Liverpoolit refuzon kontratën e re dhe mund të largohet nga klubi së shpejti
Mikel Arteta tregohet i pamëshirshëm – pajtohet me largimin e tre yjeve të Arsenalit
Zulohet "loja" që po bën Kobbie Mainoo dhe duket e destinuar për dështim
Dy yjet e Barcelonës në radarin e klubeve arabe para afatit kalimtar veror
Lamini Fati nënshkruan zyrtarisht kontratën me Real Madridin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025