LAJMI I FUNDIT:

Dimitrievski: Në Kumanovë ka vend për të gjithë, përfshirë edhe bullgarët, por nevojitet respekti dhe njohja reciproke

Dimitrievski: Në Kumanovë ka vend për të gjithë, përfshirë edhe bullgarët, por nevojitet respekti dhe njohja reciproke

Kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, në seancën e sonte ceremoniale me rastin e 78 vjetorit të çlirimit të Kumanovës, theksoi se në komunën e Kumanovës nuk ka ndarje në asnjë bazë, por përkundrazi, në Kumanovë ka vend për të gjithë, përfshirë maqedonasit, shqiptarët, turqit, romët, serbët, boshnjakët, vllehët, malazezët, kroatët, bullgarët dhe të gjitha komunitetet e tjera që respektojnë dhe ndihmojnë njëri-tjetrin.

Ai theksoi se e vetmja gjë që kërkohet në Kumanovë është respekti dhe njohja reciproke, sepse nëse doni që dikush t’ju respektojë, para së gjithash duhet ta respektoni atë.

“Në Kumanovë nuk ka ndarje partiake apo përkatësie tjetër, sepse për interesat e qytetarëve duhet të pajtohemi dhe të punojmë së bashku, pavarësisht bindjeve tona të ndryshme politike dhe të përgjithshme.


Është detyrë e jona të përmirësojmë cilësinë e jetës së banorëve të Kumanovës dhe këtë do ta bëjmë vetëm nëse në mënyrë konstruktive diskutojmë, debatojmë dhe realizojmë projekte në interes të tyre dhe mundësisht me konsensus. Kështu duhet të funksionojë një komunë, e cila në radhë të parë është e qytetarëve, e jo e politikës”, thotë Dimitrievski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona

Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona

Kronika e Zezë
Aksident në Prishtinë, lëndohen katër persona

Aksident në Prishtinë, lëndohen katër persona

Kronika e Zezë
“Të ma thonë në sy fjalën hajdut”, Beqaj: Berishën dhe Vokshin i dua dëshmitarë

“Të ma thonë në sy fjalën hajdut”, Beqaj: Berishën dhe Vokshin i dua dëshmitarë

Lajme
Mitrovicë, persona të panjohur vjedhin kasafortën me para në një banesë

Mitrovicë, persona të panjohur vjedhin kasafortën me para në një banesë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori