LAJMI I FUNDIT:

S1mple pranon një mesazh nga Neymar para ndeshjes me ekipin brazilian FURIA në turneun e CS:GO në Rio

S1mple pranon një mesazh nga Neymar para ndeshjes me ekipin brazilian FURIA në turneun e CS:GO në Rio
(Foto: HLTV)

Ekipi ukrainas Na’Vi ku bënë pjesë lojtari më i mirë në botë s1mple, do të përballet me ekipin FURIA në çerekfinale të turneut më të madh të CS:GO, IEM Rio Major në Brazil.

Ylli i futbollit Neymar është i pasionuar pas video-lojërave apo më mirë të themi CS:GO, ku një pjesë të kohës së tij e kalon duke luajtur me miq apo edhe me lojtarë profesionist brazilian.


Ai ka luajtur ndeshje të CS:GO me lojtarët e FURIA në të kaluarën dhe madje ka goditur me thikë yllin e Vitality, Mathieu “ZywOo” Herbaut në një nga ato raste.

Neymar është mbështetës i madh i ekipit brazilian FURIA, madje ai e telefonoi kapitenin e ekipit Andrei “arT” Piovezan pasi fituan dy ndeshjet e para në fazën e Legends.

Megjithatë ylli i futbollit në një mesazh privat në Twitter i ka uruar fat lojtarit ukrainas s1mple në ndeshjen ndaj FURIA që do të zhvillohet në sallën Jeunesse Arena të Rio de Janeiro.

“Neymar ju ka etiketuar në Instagramin e tij, a mbani kontakte?”

S1mple: “Po nganjëherë, ai është gjithashtu fans i FURIA, dhe më ka etiketuar para se ta kuptojë se do të përballemi me ta, unë e kontaktova në privat dhe qeshëm“.

Ndeshja ndërmjet Na’Vi dhe FURIA do të zhvillohet nga ora 21:30 sot (e premte), dhe do të transmetohet në kanalin zyrtar të ESL në platformën Twitch. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Kalo në kategori