LAJMI I FUNDIT:

Vidhen medikamente në depon qendrore të Ministrisë së Shëndetësisë

Vidhen medikamente në depon qendrore të Ministrisë së Shëndetësisë
Foto ilustruese

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë vjedhur medikamente, karrige e gjësende tjera në depon qendrore.

“Me datën 07.11.2022, në Depon Qendrore të Barnave është vërejtur mungesa e disa karrigeve që kanë qenë në Depo dhe menjëherë ka filluar verifikimi i produkteve të barnave, ku është vërejtur mungesë e një sasie të Methadonit sirup, sasi prej 90 copë”, thuhet në njoftim.

MSH shton se menjëherë është njoftuar Polica e Kosovës.


“Gjatë verifikimit, në prezencë të Policisë së Kosovës, është vërejtur mungesë e sasisë edhe nga produkti Tramadol ampula dhe Morfin ampula. Në bashkëpunim me Policinë e Kosovës është kontrolluar hapësira e Depos Qendrore të Barnave dhe në fund të Depos është vërejtur se është bërë thyerje e murit të Depos nga podrumet e Pallatit të “Rilindjes” , ku sigurimi fizik i depos nuk ka qasje”, thuhet tutje.

Bazuar në Sistemin e Menaxhimit te Stokut Farmaceutik (SMSF), Inspektorati Farmaceutik ka konstatuar se mungojnë sasi të produkteve si në vijim:

Methadon sol 100ml, 90 shishe, Tramadol 50 mg, 541 ampula dhe Morphine 10mg/ml, 280 ampula, ku vlera totale e produkteve që mungojnë është 1105.92€.

Pas përfundimit të procedurave nga Policia e Kosovës, nga MPB është kërkuar që të bëhet mbyllja e hapësirës ku është kryer vjedhja brenda depos dhe në orën 18:00 është bërë mbyllja e përkohshme e Depos Qendrore të Barnave.

Lidhur me rastin e depos janë duke vazhduar hetimet nga organet kompetente, ndërsa Ministria e Shëndetësisë është duke marrë masa për fuqizimin e sigurisë fizike të depos së barnave.

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore

Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore

Drejtësi

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë

Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Drejtësi
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Kalo në kategori